Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Fondi muzeor i Butrintit, katalogohen 790 objekte

$
0
0

13Ministria e Kulturës ka njoftuar në një publikim të sajin  në rrjetin social Facebook,  se ka përfunduar  inventarizimi dhe katalogimi i 790 objekteve arkeologjike të Fondit Muzeor Butrint në jug të vendit.

Ministria e Kulturës thekson se në databazën kombëtar në Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore janë inventarizuar dhe kataloguar 790 objekte të Muzeut Arkeologjik Butrint.

Sakaq në vijim të njoftimit të MK-së shtohet se ky proces i përfunduar ka sjellë një fond muzeor të trashëgimisë arkeologjike të dokumentuar konform standardeve bashkëkohore të dokumentimit dhe kuadrit ligjor duke plotësuar të gjitha kërkesat që nevojiten për një Objekt ID.

Ndërkohë puna, me specialistet e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit, Butrint, është në proces vazhdimësie.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708