Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Kinema & Mjedis: Shijo “mbetjet”!

$
0
0

kunst-aus-mc3bcll-fotografiert-by-klaus58Një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore, ka çuar në ngritjen e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Mjedisor Shqipëri 2016, duke shënuar edicionin e tij të katërt. Për dy javë, mbi 56 filma do të kenë paraqitjen zyrtare të mbështetur nga BE

Një realitet gjerman, flet për shtresat shoqërore të pasura që jetojnë në kamje: Si mund të parandalohet ky lloj shpërdorimi? E mahnitshme, por e vërtetë: Rrugës nga ferma deri në tryezën e ngrënies, më se gjysma e ushqimit përfundon në plehra. Madje pjesa më e madhe e saj, para se të arrijë te konsumatori. Në Francën e 2015-s shqetësimi i disa shkencëtarëve identifikojnë nisma që sjellin shembuj konkretë të zgjidhjes së sfidave mjedisore dhe sociale të shek. XXI.

Spanjollët kanë një natyrë pasionante për të dëshmuar parajsën natyrore, duke i kontrolluar rrahjet e zemrës së saj… Market sentiment është një term ekonomik, i cili i referohet atmosferës në të cilën investitorët e huaj vendosin të investojnë në një fushë të caktuar. Në Estoni, e cila më parë ka qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe fitoi pavarësinë në vitin 1991, “ndjenja e tregut” të tanishëm është “euforike”, falë ligjeve liberale ekonomike. Linjat janë marrë nga regjistrat e pasurive të patundshme të Estonisë, të cilat janë shitur apo janë në shitje.

Biçikletat vs Makinat, shihet si një krizë globale që ne të gjithë e dimë shumë mirë që duhet të flasim për: klimën, burimet e tokës, qytetet ku e gjithë sipërfaqja është e konsumuar nga makina. Gjithnjë në rritje, ndotje, kaos, trafiku i zhurmshëm…ky është një takim me aktivistët suedezë, të cilët janë duke luftuar fort për qytete më të pastra, të cilët refuzuan të mos udhëtonin me biçikletë, pavarësisht rritjes së trafikut.

Këto janë disa episode që do të jenë në vëmendjen e festivalit të filmit Mjedisor në Shqipëri, hapur dje zyrtarisht në një ceremoni në Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërgjegjësimi dhe reagimi i individit të shoqërisë së sotme përballë shqetësimeve mjedisore është shfrytëzuar si ide për politikat e mbrojtjes duke angazhuar edhe artin e shtatë.

Në këtë kauzë është ngritur ky festival, ndërsa përfaqësues nga qeveria, BE-ja, organizata ndërkombëtare dhe shoqëria civile morën pjesë në hapje dhe shfaqjen e dy filmave të parë. “Filmat që do të shohim gjatë festivalit do të na ndihmojnë të gjithëve të bëhemi më të ndërgjegjshëm dhe të shohim si mundemi të veprojmë qoftë si individë, qoftë të gjithë së bashku, për të mbrojtur mjedisin tonë”, tha në fjalën e saj, Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin. “Mbrojtja e mjedisit duhet të marrë vëmendje më të madhe politike, si dhe burime të mjaftueshme”, vazhdoi Vlahutin, duke shtuar se festivali është një mundësi për të mësuar më shumë mbi çështjet globale dhe lokale të mjedisit dhe mbi zgjidhjet e mundshme.

Për rreth dy javë, do të shfaqen filma në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Vlorë, Përmet, Ersekë, Çorovodë dhe Valbonë, që vijnë nga 29 vende të ndryshme dhe mbulojnë një spektër të gjerë të çështjeve të mjedisit, nga e gjithë bota. Këtu përfshihen tema si mbetjet elektronike, smogu i qyteteve, zjarret e pyjeve, rëndësia e oqeaneve, kafshët e egra, mungesa e ujit, grumbullimi i mbetjeve dhe ruajtja e lumenjve.

Katër çmime të ndryshme do të jepen në fund të festivalit për filmat e gjatë, filmat e shkurtër, filmat eksperimentalë dhe talentet e reja nga vendet e Ballkanit, ndërsa mbeten si një veçori thelbësore në këtë edicion, autorët e rinj. Organizatorët bëjnë të ditur se disa aktivitete të tjera do të plotësojnë shfaqjen e filmave: një konkurs artistik, një ekspozitë fotografike dhe një shfaqje me art ekologjik. Gjithashtu, disa seminare mbi biodiversitetin, ndryshimet klimatike, shëndetin, gjininë dhe bujqësinë do të angazhojnë aktivistët, ekspertët dhe gazetarët përgjatë dy javëve. Festivali i Filmit Mjedisor Shqipëri filloi në 2013 si një platformë për shkrirjen e kinemasë me shqetësimet mjedisore. Që atëherë, festivali ka shërbyer si një aktivitet kryesor për edukimin mbi mjedisin, si dhe një mundësi për prodhuesit e filmave që të realizojnë kreativitetin e tyre.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708