Një markë e re e filmit dokumentar, për një nga mendimtaret politike më origjinale, sfiduese dhe me ndikim të shekullit të 20-të, që dha konceptin subversiv të “banalitetit të së keqes”. Hannah Arendt, me shpirtin e saj, që konsiderohet sot më i rëndësishëm se kurrë për mendimin intelektual, u shfaq në edicionin e dytë të DocuTIFF, me dokumentarin “Vita activa”, e moderuar nga Klodiana Beshku, pedagoge e Shkencave Politike
Jeta e Hannah Arendt-it u shtri përgjatë dy luftërave botërore, revolucioneve e luftërave civile, por edhe më keq, në katastrofat morale e politike të shekullit të 20-të, përgjatë atyre “kohërave të errëta” kur gjithçka që mendohej e qëndrueshme kthehet në të kundërtën e saj.
Pasiguria e beftë në vendlindjen e saj, së bashku me rrezikun e paralajmëruar të të qenit hebreje, janë shtrati ku Arendt zhvilloi mendimin politik, filozofik e shoqëror.
“Unë jam një hebreje gjermane e përzënë nga vendi im prej nazistëve”, shprehej Arendt, një nga mendimtaret politike më origjinale, sfiduese dhe me ndikim të shekullit të kaluar.
Hannah Arendt, e cila vdiq në vitin 1975, është një profil dhe mendimtare e paklasifikuar, një teoriciene politike, filozofe moraliste dhe një polemiste e pakrahasueshme, e pashoq dhe e ashpër. Të paktën jashtë qarqeve akademike, fama e saj pas vdekjes, mbeti mbi: “Eichmann në Jeruzalem”, një pjesë e reportazhit të gjatë ku ajo ka shkruar për Nju Yorker në vitin 1963, si dhe një frazë e vetme lidhur me të: banaliteti i së keqes.
Ky moment ka gjetur frymëzimin për filmin dokumentar “Vita activa: Shpirti i Hannah Arendt”, me regji të Ada Ushpiz, ku për dy orë portreti i Hannah Arendt është bërë i njohur edhe në Tiranë, në shfaqjen që pati një ditë më parë në kuadër të edicionit të dytë të DocuTiff.
Jeta e saj private nuk kishte asnjë gjë të diskutueshme për dashurinë e saj të hershme, me filozofin e njohur gjerman, si dhe mbështetës së nazizmit, Martin Heidegger. Kjo mendohet se provokoi dhe frymëzoi dokumentarin, me një bollëk materialesh arkivore, duke ofruar një portret intim të gjithë jetës së Arendt, duke udhëtuar në vendet ku ajo ka jetuar, punuar, dashuruar, dhe ishte tradhtuar, siç edhe ajo shkruan për plagët e hapura të kohëve moderne, përmes librave të saj, të cilat ende lexohen gjerësisht. Ky dokumentar ka frymën e ridimensionimit të kësaj figure në të gjithë botën, veçanërisht në mesin e të rinjve, të cilët gjejnë njohuritë e teoritë e saj për natyrën e së keqes, totalitarizmin dhe rreziqet, me të cilat përballen refugjatët,…ndaj shpirti i Hannah Arendt shihet sot për mes këtij filmi, më i rëndësishëm se kurrë.
Historia që buron nga gjyqi i krimeve të luftës të Adolf Eichman, një nazist i lartë kapur në Argjentinë nga operativët izraelitë, ishte goditur nga banaliteti i tij, një sjellje e butë burokratike sa dukej e pamundur për poshtërsitë dhe krimet e tij. Edhe pse kërkimet e mëvonshme kanë sugjeruar se Arendt ka keq gjykuar Eichman – i cili ishte, më shumë një antisemit i zjarrtë, se sa ai dukej se ishte, duke qëndruar i ulur në bankën e të akuzuarve.
Mbi këtë kronikë “Vita Activa: Shpirti i Hannah Arendt” është vlerësuar një dokumentar i fuqishëm dhe plot mendime, nga Ada Ushpiz, e cila kornizoi kërkimet e saj në karrierën e Arendt mbi takimin që pati me Eichmann. Por fokusi i saj është shumë më i gjerë se sa debati që është ende i fuqishëm, mbi “Eichmann në Jeruzalem”, i njohur gjerësisht, dhe për të cilën u sulmua ashpër nga kritikët për margjinalizimin e saj mbi veprat e Eichmann, si dhe për mungesën e ndjeshmërisë për viktimat e tij. Megjithëse si mbrojtësit, ashtu dhe kritikuesit janë orientuar nga situatat filmike të regjisores Ushpiz, ku episodi me Eichmann vjen brenda një portreti të gjerë dhe të pasur intelektual, i vendosur për të përdorur mjetet e racionalitetit, për të kuptuar ngjarjet historike që duket se kapërcejnë të gjitha arsyet.
Titulli këmbëngul, çfarë Arendt bëri gjithmonë me veten, se të menduarit është një formë e veprimit. “Shpirti” solli përmes fjalëve të vetë Arendt-it, me kujtimet e studentëve, dishepujve dhe miqve, dhe me kujdes zgjodhi imazhet arkivore – duke na treguar për një nga aktivistet më të pamëshirshme dhe plot pasione mendore.
Regjisorja është kujdesur të shpëtojë subjektin e saj nga banaliteti i biografisë. Detajet e fëmijërisë, arsimi, jeta romantike dhe aktiviteti profesional i Arendt nuk janë injoruar, por ato afërsisht tregojnë, dhe ndriçojnë gjithmonë në idetë e saj.
Arendt ka lindur në një familje të asimiluar gjermano-hebre, në vitin 1906. Shoqëria e saj e hershme me filozofin Martin Heidegger – ajo ishte e dashura e tij, si dhe studente e tij – kjo ka qenë një tjetër burim polemikash, duke pasur parasysh bashkëpunimin e tij të mëvonshëm me nazistët dhe politikat e tyre racore. Arendt u largua nga Gjermania në vitin 1933, dhe shumë nga shkrimet e saj të mëvonshme përballen me kontradiktat vdekjeprurëse të një atdheu, që u duk se po kthehej në një përfaqësues të civilizimit dhe barbarizmit të thellë.
“Origjina e totalitarizmit”, 1951, përfaqëson përpjekjen e saj të vazhdueshme për të kuptuar fashizmin gjerman dhe komunizmin sovjetik, jo si katastrofat metafizike, por si zhvillime politike, si aspekte të modernitetit se sa përjashtimet e tmerrshme për përparimin e saj. Në studimet e fundit ka sfiduar disa nga argumentet e saj, por kuadri analitik i librit të saj mbetet i fuqishëm dhe tejet e ditës. Kështu që “Vita activa”, është parë si një provokim për studentët e historisë intelektuale të shekullit 20-të, duke u ndjerë si një gjë emergjente në krahasim me shumicën e dokumentarëve të këtij lloji.
V.Murati
Mbyllet DocuTIFF, ja çmimet e dokumentarëve
Nga më shumë se 2000 aplikime prej 102 vendeve të botës, u përzgjodhën për publikun shqiptar dhe mysafirët e huaj, 180 filma, nga të cilët 100 në konkurrim dhe 80 filma në programet e projeksionet speciale, nga të cilët do të përzgjidhen dokumentarët për këto çmime:
Best feature documentary-
Special mention for cinematography –
Best european feature documentary-
Audience choice award –
Best middle length documentary-
Best short documentary-
Best european short-
Special mention-