Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Historia e një vajze nga Afganistani triumfon në Tiranë

$
0
0

SonitaHistoria e Sonitës, vajzës nga Afganistani e cila ia del të ndjekë ëndrrën e saj për të kënduar, në një shoqëri mes luftës dhe konservatorizmit, do të triumfonte si dokumentari më i mirë i edicionit të dytë të DocuTIFF, i cili u mbajt përgjatë tetë ditëve në Tiranë.

Realizuar nga regjisorja Rokhsareh Ghaemmaghami, filmi bazohet në jetën e rreperes Sonita Alizadeh, e cila u frymëzua të shkruante muzikë kur familja e saj “donte ta shiste atë”.

Me përpjekje titanike, ajo arrin të sfidojë një mentalitet shtypës dhe të mbërrijë në SHBA.

“Ato vajza, të cilat martohen me dhunë nën moshë, humbasin fëmijërinë e tyre. Ato humbasin shpresën. Kur erdha në Amerikë, nuk më iknin nga mendja imazhet e fytyrave të shoqeve të mia – me shenja dhune dhe të frikësuara pasi kishin kundërshtuar familjet e tyre”, do të shprehej Alizadeh, e cila u kthye në frymëzim për regjisoren Ghamaghami.

Juria e DocuTIFF e vlerësoi filmin me çmimin “Best Feature documentary”, me motivacionin “Sonita” është një histori e fuqishme, e treguar mrekullueshëm.

Vetë filmi dhe mënyra se si janë të zhvilluara rrethanat dhe gjithçka kalon në jetën e saj protagonistja, na e tregon jo vetëm për mënyrën e mbijetesës; në një shoqëri në periudhë lufte, do të thotë: që sjell te ne një kuptim emocional për të, dhe gjithashtu një pamje të qartë të bagazhit kulturor të jetës në Afganistan dhe Iran.

Nëse është e vërtetë që një ndërhyrje “e fshehtë” mund ta shkatërronte filmin, sinqeriteti i regjisores që nuk e fsheh përfshirjen e saj, bën që kjo punë të jetë mjaft interesante dhe na shtyn ne që të mendojmë për marrëdhënien e ndërlikuar midis regjisorëve të dokumentarëve dhe temës së filmit”.

Çmimi i internetit ka shkuar për dokumentarin “Shihemi në mëngjes” me autor Alma Zekollari. Çmimi i audiencës ka shkuar për filmin “Mr. Gaga”, nga regjisori Tomer Heymann.

Çmimi i medias shkoi për dokumentarin “Qukapiku rus” realizuar nga Chad Gracia, me motivacionin “si një prodhim i cili mbart brenda kërkimin e vazhdueshëm për të vërtetën”.

Çmimi best frame, i cili ka qenë dhe një çmim i ri për këtë edicion, shkoi për dokumentarin “Shoulder the lion”, realizuar nga Erinnisse dhe Patryk Rebisz. “Best debut film” ka shkuar për dokumentarin “Lulet e egra” nga Fathia Bazi, me motivacionin “për ndjeshmërinë e autorit duke na prezantuar një burrneshë dhe për vështrimin e saj objektiv mbi botën e karakterit”.

Çmimi për dokumentarin më të mirë shqiptar ka shkuar për regjisoren Donjetë Berisha me “Na ishte një kohë”.

Filmi më i mirë ballkanik shkoi për regjisorin turk Mehmet Selcuk Bilge me dokumentarin “Rotetten” me motivacionin “për kurajën që të përballosh temat e ndjeshme dhe tregimet e forta përmes imazheve të fuqishme”. “Best europian short” shkoi për filmin “Minor border” nga Lisbeth Kovacic.

“Një reflektim i fuqishëm kinematografik për kufij të kaluar dhe të tanishëm dhe një përdorim i rrallë i ndjeshëm i muzikës, i bën këto mendime të kthyera në imazhe, filmin më të mirë europian në këtë festival”, thuhet në motivacionin e jurisë. Dokumentari më i mirë i shkurtër ka shkuar për “Një sy për tjetrin” realizuar nga Steve Bache, Mahyar Goudarzi, Louise Peter.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708