Ndërkohë që gjithë vëmendja është përqendruar tek kampionati, diçka ndryshe duket se po organizohet në Tiranë. Ata e quajnë “Cinema Under the Stars” dhe për ta thënë me thjesht për të gjithë, është Kinemaja Verore që ata po përpiqen të sjellin si koncept edhe në  kryeqytet.

 

 

Ndërkohë që gjithë vëmendja është përqendruar tek kampionati, diçka ndryshe duket se po organizohet në Tiranë. Javën e kaluar pamë një projektor të madh që po shkëlqente në mesin e sheshit, fiks poshtë monumentit të heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastioti Skënderbej.

Mund të duket e çuditshme, por arriti të tërheq vëmendjen e qytetarëve edhe pse në periudhë ndeshjesh që të gjithë janë të përqendruar për të bërë tifozeri  skuadrën e tyre të zemrës. Po çfarë ishte ky organizim që po mbledh të rinjtë e Tiranës pikërisht në zemër të qytetit?

Ata e quajnë “Cinema Under the Stars” dhe për ta thënë me thjesht për të gjithë, është Kinemaja Verore që ata po përpiqen të sjellin si koncept edhe në qytetin tonë, që mesa duket kohëve të fundit nuk po e orienton më rininë e vet drejt aktiviteteve të tilla sociale.

Nisi e  gjitha si një ide e momentit, hajde të mendojmë se ç’mund të bëjmë diçka të bukur! Si t’i bëjmë më interesante fundjavat për të rinjtë? Si të gjejmë një mënyrë për t’i shfrytëzuar gjithë këto hapësira publike që kemi në qytet e që duket sikur po flenë? Dhe ja ku lindi ideja: kush më mirë se filmi do mund të bënte bashkë jo vetëm të rinjtë, por gjithë njerëzit? Dashuria për filmin nuk njeh moshë. Ajo na mbërthen dhe nuk i shpëtojmë dot emocionit që na krijon dhe ndjesisë që na lë pas. Vajzat që organizojnë këtë event, Anita Hasanaj dhe Julia Sinanaj,   shprehen se zgjodhën pikërisht kinemanë për disa arsye të thjeshta, ku e para duket se është  gjuha me të cilën flet filmi.

“Kinemaja është një gjuhë. Ajo mund të thotë gjëra të mëdha dhe gjëra abstrakte gjithashtu. Pikërisht kjo është ajo që ne duam në lidhje me të. Ne nuk jemi gjithmonë të mirë me fjalët. Disa njerëz mbase po, disa janë poetë dhe kanë një mënyrë të bukur për të thënë gjërat me fjalë, por kinemaja ka  gjuhën e vet. Ajo mund të thotë shumë gjëra, pasi ajo shtrihet në kohë dhe sekuenca. Kinemaja na jep  dialogun, na jep muzikën, na jep efektet e pafundme. Janë kaq shumë mjete me të cilat do mund të shprehnim një ndjenjë dhe një mendim që nuk mund të përcjellë asnjë mënyrë tjetër. A nuk është  bukur të mendosh se si foto dhe tingujt rrjedhin së bashku në kohë dhe në hapësirë, duke na zhvendosur në epoka dhe realitete totalisht të ndryshme nga ai në të cilin sot jetojmë?  Nuk janë vetëm fjalët apo muzika, por një gamë e tërë e elementëve që vijnë së bashku duke na sjellë diçka që as nuk e dinim se ekzistonte më parë. Nëpërmjet filmit jo vetëm  tregohet histori, por përshkruhet  bota, tregohet një përvojë, përcillen mesazhe të fuqishme dhe ndjesi të cilat njerëzit nuk mund t’i  marrin më bukur sesa duke i parë film”- shprehet ato.

Ato po përpiqen të organizojnë  diçka e cila jo vetëm do lërë shije të mire tek të rinjtë dhe të gjithë ata që do i bashkohen këtij eventi, por edhe për të hapur rrugën e ideve dhe projekteve të reja siç mund të jenë pse jo ndërtimi i kinemave verore në Tiranë.

Këtë fundjavë ka rezervuar  një komedi dhe organizim shumë origjinal, por që duan ta lënë surprizë deri nesër, në kinemanë… në shesh.