Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Promovohet “Embriologji”, fitues i çmimit “Kadare” 2016

$
0
0

kulturaGroteske, autoironike. Pena e autorit pak të njohur Shkëlqim Çela ka marrë shumicën e votave të jurisë së Çmimit Kadare 2016 që akordohet nga Fondacioni Mapo. “Embriologji”, libri i tij me tri novela që nuk rrrin dot pa njëra-tjetrën, u promovua sot në hollin e Universitetit Europian të Tiranës.

Autori jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe profesioni i tij është shumë larg letërsisë. Ai punon si staticien, ndërsa shkruan poezi dhe prozë prej vitehs, por për herë të parë emri i tij u bë kaq i njohur pasi fitoi një nga çmimet më prestigjoze të letërsisë shqipe. Autori tërhoqi vëmendjen e jurisë që vitin që shkoi me një përmbledhje me proza të shkurtra për të arritur një vit më pas që të tërheqë dhe votat e tyre që e nxorën fitues. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit drejtori i Media Mapo, gazetari Alfred Lela, tha se Fondacioni Mapo po synon të ngrejë një traditë të së ardhmes me këtë çmim me vlerë 10 mijë euro, duke e bërë atë një nga çmimet më të rëndësishme letrare në vend.

Nismëtari dhe donatori i këtij çmimi, Henri Çili, tha ai vjen si pjesë e një inciative letrare më të madhe që media Mapo ka ndërmarë me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës, siç është suplementi Mapo Letrare tek gazeta Mapo, ngritja e rrjetit të kritikës për letërsinë shqipe dhe hapja e degës së Letërsisë.

Shkrimtarja Diana Çuli, që ishte dhe anëtare e jurisë, i dorëzoi trofeun shkrimtarit Shkëlqim Çela duke vlerësuar veprën e tij e cila tregon sipas saj për momentet e zhvillimit të letërsisë shqipe. Vetë autori vlerësoi çmimin si një kontribut që bëhet për promovimin e autorit shqiptar dhe prozës shqipe duke e cilësuar “si një mungesë që duhet plotësuar”. Gjithashtu ai tha se ky çmim është një kontribut që bëhet për librit në letër përballë “rrezikut” dixhital.

Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në short listën e fundit ishin 7 autorë; të cilat janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”. Juria ishte e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë; Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela.

Në votimin final për fituesin juria u nda 4 me 3 ndërmjet Vera Bekteshit dhe Shkëlqim Çelës. Juria e zgjodhi “Embrilogjinë” e Çelës si prozën më të mirë me motivacionin: “Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe”. Çmimi Kadare me vlerë 10 mijë euro akordohet nga Fondacioni Mapo me mbështetjen e Universitetit Europian të Tiranës. Fituesi u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës që u mbajtën në fund të muajit Maj në Razëm. Ky çmim u themelua në vitin 2015 dhe fituesi i parë ishte autori Rudolf Marku me romanin “ ri divorcet e Viktor N.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708