Tregu i artit përballë botës së globalizuar shihet si një treg i madh që konsumon vetveten!!! Kur në Shqipëri ky treg arti është ende në embrion të saj dhe nuk është totalisht i shkëputur nga ngërçet e centralizmit, në Prizren pritet të mbahet konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” si një hap i parë drejt Bienales së artit bashkëkohor, ku marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe Kosova, por dhe nga Ballkani
A mund të strukturohet një ndërtesë duke përdorur multikulturalizmin e qytetit dhe cilësitë e tij arkitektonike, ndërsa është në kërkim të një përgjigjeje për pozitiven dhe negativen e bienales që do të mbahet në fillim shtatori në Prizren. Tregu i artit përballë botës së globalizuar shihet si një treg i madh që konsumon vetveten!!! Ndonëse në Shqipëri ky treg arti është ende në embrion të saj, dhe nuk është totalisht i shkëputur nga ngërçet e centralizmit, në Prizren pritet të mbahet konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” si një hap i parë drejt Bienales së artit bashkëkohor, ku marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe Kosova, por dhe nga Ballkani. Panelistët janë Ali Akay, Ana Frangovska, Anna Smolak, Edmond Hajrizi, Gëzim Paqarizi, Gregor Podnar, Iara Boubnova, Klod Dedja, Miran Mohar, Nikolett Erőss, Olson Lamaj, Osman Arayici, Petrit Halilaj, Sezgin Boynik, Sislej Xhafa, Shkelzen Maliqi, Yehuda Safran, Zdenka Badovinac ndërsa moderator do jenë: Eliza Hoxha, Hajrulla Çeku, Rubin Beqo, Stefano Romano. “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.” mbledh artistë, kuratorë, galeristë, koleksionistë, pedagogë dhe krerë të institucioneve kulturore, në një panel që ka për qëllim të adresojë çështje kulturore nëpërmjet perspektivës së artit, politikës dhe ekonomisë.
Frymëzuar nga bota e sotme në ndryshim, ajo ka ndërmarrë hapa për të përfituar nga praktika dhe shkëmbimet kulturore në rritje dhe për t’i zgjeruar ato më tej. Përmes frymës së bashkëpunimit Autostrada Bienale kërkon të zgjojë energjitë krijuese në Kosovës, rajon dhe më gjerë.
Seria e sesioneve e organizuar në konferencën “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.‘’ mbart një përpjekje për të kuptuar rolin e artit në aktivitetet e vazhdueshme sociale, politike dhe ekonomike në botën bashkëkohore. A është e mundur të interpretohet e kaluara me një lexim bashkëkohor? “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike.” mund të paraqitet si një përpjekje për të lexuar brenda historisë, me ndihmën e mendimeve të shumëfishta, duke shtyrë mënjanë uniformitetin e pamundësisë. Shpesh është thënë se e kaluara formëson të ardhmen. Gjithmonë është provuar që errësira për të ardhmen të ndriçohet duke hetuar në të kaluarën. Por e ardhmja është e ardhme; ajo nuk mund të drejtohet, parashikohet apo dizajnohet. E kaluara është paraqitur gjithmonë si një pjesë historike dhe e ardhmja si një reflektim i bashkëkohores … Por, a mund të ketë ndonjë mundësi, që të hetohet e kaluara me një vështrim bashkëkohor?
Reduktimi i kësaj polifonie në monotoni, do të thotë të biesh në gabimet e leximeve klasike historike; Ajo që konferenca dhe Bienalja ka për qëllim të bëjë, është të përpiqet të shtojë tinguj të rinj të polifonisë ekzistuese dhe ta bëjë të mundur vështrimin në leximet historike nga shumë perspektiva të ndryshme, me njerëz nga disiplina të ndryshme. Në vend se ta ndryshojë qytetin; do të kishte më shumë kuptim që të diskutohet nevoja për bienale në qytet, duke krijuar një çarje në progres kalimtar, për të parë se çfarë po ndodh në ditët tona dhe se si po mbahen marrëdhëniet.
Sipas organizatorëve konferenca ka për qëllim të kontribuojë në të menduarit e gjërave përsëri dhe përsëri, duke iu dhënë ngjarjeve të kaluara mundësinë për të rikrijuar veten nga vetë shprehjet e tyre, duke refuzuar strehimin në rrugët e tërhequra më parë (metodat). Në këtë mënyrë, leximet e vogla mund të udhëzojnë në vend të diskurseve të mëdha. Duke lënë mënjanë dualitetin e mendimeve, do të ishte e kuptimtë të diskutohen rastet në planin horizontal; duke diskutuar se çfarë mund të bëhet në qytet duke e shpëtuar atë nga hierarkia stereotipe. Efektet e përvojave të përditshme që rrjedhin nga shtëpitë e vjetra dhe të rrënuara të Prizrenit, zonat industriale që dikur ishin të rëndësishme për kujtesën e qyteteve, fabrikat të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e qytetit, rritja dhe uniformizimi i dritareve të apartamenteve, janë linjat që do të diskutohen.
Konferenca ka për qëllim të krijojë idenë e mundësisë së leximit të gëzueshëm (me ndihmën e dinamizmit të sotëm) dhe të ofroj diskutime rreth leximeve të mundshme; pa redaktim të së ardhmes dhe pa parë të kaluarën si një masë mbështetëse. Në synimet e Bienales janë dhe diskutimet mbi fenomene shumë-shtresore nga njerëz që merren me disiplina të ndryshme; thashethemet që qarkullojnë rastësisht dhe pa peshë, pëshpëritjet e heshtura, ngjarjet që shfaqen dhe zhduken si xixëllonjë, britmat e shkurtra të historisë së injoruar, e cila solli qytetin deri në ditët tona.