Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Dorëhiqet drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit

$
0
0

maxresdefault_86Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Motivet e largimit thuhet se janë personale dhe për shkak të angazhimeve të tij artistike, por mësohet se realisht dorëheqja e tij ka qenë e detyruar. Në një status në Facebook, disa ditë më parë Ilir Kerni shkroi për kushtet e vështira më të cilat u përball.

“Me buxhetin me te ulet historik… shpenzimi mesatar per nje shfaqje nuk kalon te 600 eurot, pra mund te hyjme ne rekordet Gines. Kemi kthyer mbi 200 miljon lek buxhetit te shtetit, nga biletat, per rjedhim shpenzimi mesatar del edhe me i ulet. Vetem Kosova, pa permendur vendet e rajonit, ka 9 here me shume buxhet per programin artistik.

Kjo eshte koha e pasionit, perkushtimit, shpreses dhe idealit te paster per Operan e vetme ne trojet shqiptare. Falenderim me perulesi per artistet e mrekullueshem, stafin e produksionit dhe administraten perfekte. Falenderim me perulesi per artistet famoz shqiptar ne bote, kontributi i te cileve ishte gratis ne ndihme te shtepise tone te perbashket.

Dhe sa e sa gjera te tjera jane bere… 28 muaj pune gjigande. Tkobap Albania e pakrahasueshme me asgje tjeter ne kete vend. Ps. Fundi i pjeses pare!”,- shkruante Ilir Kerni.

Kerni ishte në këtë post që prej vitit 2013 kur socialistët erdhën në pushtet. Ai zëvendësoi në TKOB ish-drejtorin Zhani Ciko.

Ilir Kerni ka lindur në Tiranë më 18 maj 1959. Në vitin 1977 përfundoi Akademinë e Baletit.

Menjëherë u angazhua si primo-balerin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Kërni mante postin e drejtorit të Teatri Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që prej vitit 2013.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708