Kryeministri Edi Rama është detyruar që të japë shpjegime më të thelluara lidhur me shkatërrimin e fesadës historike të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, që ai kishte garantuar se nuk do të prekej.
Rama ka dhënë një histori nga monumentet e Egjiptit të lashtë për të ligjëruar veprimet e tij mbi “Qemal Stafën”.
Shkruan kryeministri:
“Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë. Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil
Pse?!
Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!
Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër
Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha.
Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm)…”.