Edhe pse xhirimet nuk kanë filluar ende, një prej aktorëve më të njohur italianë, Gabriel Garko ka ardhur në Tiranë për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati. Bujar është emri i personazhit shqiptar që do të mbajë Garko, një djalë të cilit babai i është qëlluar me armë gjatë një konflikti për pazarin e drogës, ndërsa nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash.
Edhe pse xhirimet nuk kanë filluar ende, një prej aktorëve më të njohur të Hollivudit, Gabriel Garko ka ardhur në Tiranë për të mësuar më shumë për rolin e një shqiptari nga Lazarati. Garko ka qenë i pranishëm në ditën e djeshme në konferencën për shtyp të organizuar në Hotel Tirana, së bashku me producentët dhe aktorët e kompanisë filmike “Mercury Films”, Issa Zaroui, Marco Balsamo e të tjerë.
Bujar është emri i personazhit shqiptar që do të mbajë Garko, një djalë të cilit babai i është qëlluar me armë gjatë një konflikti për pazarin e drogës, ndërsa nëna i ka vdekur në fushën ku mbillet hashash.
Si mund ta luajë rolin kur nuk e njeh gjuhën,popullin, dhe vendin tonë, Garko pyetjes së mediave, iu përgjigj: Nuk duhet domosdoshmërisht të jetosh në atë vend, madje bëhet më tërheqës kur merr rolin dhe nis të njohësh kulturat e vendeve të tjera dhe kjo është e bukura e punës sonë…Është interesante të njohësh kulturën e një vendi shumë afër Italisë”. Kompania filmike “Mercury Films” ku ishte i pranishëm edhe bashkëproducenti shqiptar Koloreto Cukali ka prezantuar në Tiranë këtë projekt, konsideruar ndër më të rëndësishmit në fushën e kinematografisë quajtur “Lazarat Burning”.
Cukali tha se ky është një film që synon ta sjellë Shqipërinë edhe vizualisht të bukur për të treguar se këtu ndodh edhe diçka e keqe nuk ke pse e fsheh. Shqipëria për Cukalin si gjithë bota ka dy anë: të shëmtuarën dhe të bukurën. “Pikënisja e këtij filmi është se në Amerikë dëgjohej në media vetëm për ngjarjet në Lazarat dhe në Kanada marijuana e Lazaratit shitej si markë cilësie” – u shpreh Isa Zaroui, producenti i “Mercury Films”.
Nëse pyesja në Amerikë se ku është Lazarati, përgjigja ishte në Shqipëri, po ku ishte Shqipëria nuk e dinim, tha producenti. Më pas tregon se mësuam se kush ishte ky vend përmes Lazaratit. Por e vërteta e projektit thuhet se do ta sjellë Shqipërinë si asnjëherë tjetër në të gjithë botën, por jo për pjesën e keqe por më të mirën.
Xhirimet e filmit ende nuk kanë filluar dhe filmi që ka për drejtor një nga emrat më të njohur të Hollivudit, William Kaufmann do të ketë në kastin e tij aktorë të shquar të Hollivudit, ku rolin kryesor do ta luajë Gabriel Garko. Pjesë e këtij kasti do të jenë edhe disa aktorë të njohur shqiptarë, për emrat e të cilëve sipas Zaroui ende nuk është vendosur.
Producentët e “Mercury Films”, Issa Zaroui, Salim Zaroui, Marco Balsamo e Mark Crawford, nisën në janar të 2016-s ekspeditën e tyre shqiptare për t’u njohur me ngjarjet që do të zënë vend në këtë film.
Të luajë rolin e një krimineli, për Garkon është diçka normale për një aktor si ai, për të cilin thotë se ka kohë deri në prill kur nis xhirimet për të studiuar mbi të. Kompleksi shqiptar për të njohur mendimin e të tjerëve, për Garkon është krejtësisht një situatë normale duke thënë se Shqipërinë e sheh si të gjithë vendet e tjera me të mirat dhe të këqijat e saj, të cilën do ta ketë mundësinë ta njohë më mirë kur të jetë për xhirime. Kjo është hera e tretë që aktori vjen në Tiranë, kështu për të nuk duken dhe aq të “huaj” atmosfera dhe ambienti. Gabriel Garko, emri i vërtetë i të cilit është Dario Oliviero ka qenë pjesë e prodhimeve kinematografike, si: “Paparazzi”, “Callas Forever”, “Una donna in fuga”, “Incompresa” etj., si dhe në seriale si “Angelo Nero”, “Il Bello delle donne”, “ L’onore e il rispetto”, “Ochi verde veleno” etj.