Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Nisma qytetare: Muzetë e Muzikës, kujtesa që mungon

$
0
0

music-museumNjë grup profesionistësh dhe të interesuar që e duan muzikën kanë hartuar një pyetësor për të testuar rolin që kanë muzetë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës muzikore (popullore dhe klasike) për qytetarët dhe komunitetin. Ideatori i kësaj nisme, Vaso Tole thotë se po kërkojnë të vjelin opinionin e të interesuarve në mënyrë që të krijojnë një panoramë sa më realiste rreth kësaj çështje. Në fakt kjo është hera e parë që hap një debat mbi muzeun e Muzikës

Një grup profesionistësh dhe të interesuar që e duan muzikën kanë hartuar një pyetësor për të testuar rolin që kanë muzetë në ruajtjen dhe promovimin e kulturës muzikore (popullor dhe klasike) për qytetarët dhe komunitetin. Kjo është një nismë e Këshillit të Muzikës Shqiptare në përpjekje për të kuptuar më shumë se çfarë kërkojnë qytetarët nga institucionet e kujtesës që kanë muzetë, e në këtë rast për muzetë e Muzikës.

Ideatori i kësaj nisme, Vaso Tole thotë se po kërkojnë të vjelin opinionin e të interesuarve në mënyrë që të krijojnë një panoramë sa më realiste rreth kësaj çështje. Në fakt kjo është hera e parë që hap një debat mbi muzeun e një biblioteke muzikore, që si duket pak interes ka.

“Për këdo është mirë që të dihet, si për shtetin ashtu edhe për të tjerët gjendja në këtë fushë. Kjo nismë e Këshillit te Muzikes Shqiptare vjen si një përpjekje për të kuptuar më shumë se çfarë kërkojnë njerëzit nga institucionet e kujtesës që janë muzetë, e në këtë rast për muzetë e muzikës. Të jemi të sinqertë, këto 25 vjet të tranzicionit njerëzit dhe shoqëria ka ndryshuar, e bashkë me to duhet të ndryshojnë edhe institucionet. Pikërisht, kësaj i shërben ky pyetësor i cili është hartuar në bashkëpunim me staticiene dhe rezultatet e tij do të na shërbejnë për të kuptuar se si duhet të pozicionohemi në të ardhmen. Në rradhë të parë vendimarrja politike por edhe nismat e mundshme private”.

Por ideatori dhe një pjesë e mirë e muzikantëve që kanë rezistuar e inkurajojnë këtë nismë. Kompozitori Miron Kotani, ka reaguar në rrjetin social ku është hedhur kjo nismë duke u shprehur se duhet të krijohet një institucion mbrojtës e ruajtës i muzikës Nacionale, i cili të ketë në varësi: Muzeun, Bibliotekën Muzikore me literaturën përkatëse si dhe një Shtëpi Botuese Nacionale të Muzikes Shqiptare. “Ky institucion të ketë sipas ligjit grumbullimin dhe evidentimin e çdo vepre të muzikës kombëtare që nga muzika klasike, popullore e folklorike deri të muzika e lehtë dhe këngët për fëmijë. Janë të gjitha mundësitë që Muzika Shqiptare të përhapet në Shqipëri e kudo në botë e të mos mbahet e bllokuar siç ka ndodhur këto 26 vjet të demokracisë shqiptare. Ende sot nuk kemi një Librari Muzikore me muzikën shqiptare ku me zhvillimin teknologjik kjo gjë mund të bëhet dhe On- line nëpërmjet internetit. Vazhdojmë t’u mohojmë brezave muzikën e vlerë shqiptare me të gjitha gjinitë e mrekullueshme të saj. Sa bukur do të ishte që fëmijët tanë të luanin nëpër instrumenta melodi të këngëve të Vaçe Zelës, Mentor Xhemalit, Tonin Tërshanës, Anita Takes etj…apo një francez apo norvegjez të luante në piano Tonin Harapin, Çesk Zadene, Feim Ibrahimin, Tish Daine, Kujtim Larën, Aleksandër Peçin…etj…etj….!”, ka tërhequr vëmendjen Kotani, një nga njerëzit më kontribues e angazhues aktiv në çështje të muzikës. Në këtë arsye, përveçse një nismë ky është dhe një shkak debate për të nxitur institucionet por edhe individët, për të cilët, Tole thotë se ftohen të bëhen pjesë e dhënies së mendimit të tyre, përmes pyetësorit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708