Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Çashku: Migracioni, revoltë e njeriut të vetizoluar

$
0
0

cashkuFestivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” hyn në edicionin e 11-të, më çeljen e siparit sot në mbrëmje deri më 1 tetor. Duke kërkuar të “godasë” fort sidomos për një shoqëri apatike si e jona, kineasti Kujtim Çashku ende s’heq dorë nga lufta dhe angazhimi i tij për të drejtat e njeriut, duke ardhur në këtë festival me një hartë të befasishme, dhe me të ftuar që misionet e tyre janë dedikime dhe atribute delikate për shoqërinë sot. Moto e Edicionit të Njëmbëdhjetë: Të gjithë janë të mirëpritur!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, i cili organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” hyn në edicionin e 11-të, më çeljen e siparit sot në mbrëmje. Duke kërkuar të “godasë” fort sidomos për një shoqëri apatike si e jona, kineasti Kujtim Çashku ende s’heq dorë nga lufta dhe angazhimi i tij për të drejtat e njeriut, duke ardhur në këtë festival me një hartë të befasishme, dhe me të ftuar që misionet e tyre janë dedikime dhe atribute delikate për shoqërinë sot.

“Nuk është rastësisht në jetën time kjo; në vitet ‘90 kur një pjesë e madhe e njerëzve u përfshinë në lëvizjet demokratike dhe u angazhuan në partitë politike, unë u përpoqa të mos e ndaja kulturën, artin që bëja në jetën time nga të Drejtat e Njeriut”, – ka rrëfyer Çashku një edicion më parë për Festivalin IHRFFA, i cili këtë vit ka si temë kryesore Migracionin. Si një përpjekje për të ruajtur artin dhe qytetarinë Çashku krijoi të parën shkollë të filmit “Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi”, (krijuar 12 vite  më parë) duke i bashkangjitur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit mbi të Drejtat e Njeriut.

Kështu nga data 26 Shtator deri më 1 Tetor 2016 mbahet edicioni i Njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri – IHRFFA (www.ihrffa.net). Tashmë ky Festival është bërë një institucion dhe një ngjarje me rëndësi jo vetëm për qytetin e Tiranës, por ai është pjesë e hartës botërore të festivaleve që kanë në fokus liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. “Ka shumë Festivale në botë, por janë ende shumë të pakët festivalet që kanë si objekt të tyre të drejtat e njeriut. Nëse vitin e kaluar Festivali ishte fokusuar te krimi i organizuar dhe korrupsioni, këtë vit si temë qendrore e tij do të jetë Migracioni. Nga 2.300 filma të ardhur nga e gjithë bota, janë përzgjedhur 45 prej tyre. Kriter parësor i kësaj zgjedhjeje, ka qenë cilësia e lartë e filmave, problematikat shoqërore që këta filma trajtojnë, të cilat jo rrallë herë, përkojnë me shqetësimet që ka shoqëria jonë sot”, është shprehur Çashku.

Një risi e veçantë në këtë edicion është konsideruar edhe zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, Universitetit Polis dhe Universitetit Evropian të Tiranës, filma do të shfaqen edhe në Sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Rinore tek Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe tek instalacioni REJA, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Nisur nga problematika dhe interesi i madh i shoqërisë për të mësuar dhe diskutuar rreth kësaj teme, këtë vit organizatorët i kanë dhënë më shumë hapësirë forumeve dhe diskutimeve me publikun. Përveç forumeve në institucionet e përmendura më sipër, audienca e Festivalit do të ketë mundësinë të diskutojë me regjisorët e filmave pjesëmarrës, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në Festival dhe të përfshihen në mënyrë të drejtpërdrejtë në sesionet Pyetje & Përgjigje.

Lidhur me tematikën kryesore të Festivalit dhe rëndësinë e tij, Kryetari i Bordit të IHRFFA-së, z. Robert Wilton, shprehet se: “Migracioni, sikurse filmi, është takim i botës me vetveten. Është një fenomen i pashmangshëm i kohës sonë dhe e vetmja gjë që kemi në dorë është sa pozitivisht reagojmë ndaj tij. Shpresoj që filmat e këtij viti të përcjellin rëndësinë e këtyre çështjeve dhe të nxisin diskutime për krijimin e shoqërive të paanshme dhe të qëndrueshme, të bazuara te rritja gjithëpërfshirëse, transparenca, shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut”.

Gjithashtu z. Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë shprehet se: “Historia e Tiranës dhe e shqiptarëve që kërkuan aty tokën e premtuar është në fakt historia e sa e sa vendeve e qyteteve e popujve. Është një histori e vjetër sa vetë njeriu. E studiuar deri në detaje në aspektin demografik, të sigurisë, ekonomisë, zhvillimit. Por shifrat e teoritë e thata nuk mund të ofrojnë kurrë ato dritare perceptimi që mund të ofrojë arti në sfidat, vështirësitë, dëshirat, frikërat e shpresat e dikujt që ndërmerr hapin e madh, por traumatik të lënies së gjithçkaje ka njohur, për t’u nisur drejt një të ardhmeje që bart në vetvete sa shpresën aq edhe pasigurinë për atë që do të vijë. Vetëm arti ka atë aftësinë unike për të parë detaje, momente e lidhje që shkenca e statistika s’mund të shpresojë kurrë t’i kapë. Për të kapur frymën dhe shpirtin e një kohe”.

Ndërkohë Presidenti i Nderit të Festivalit, Clark Profesor i bursave për të Drejtat e Njeriut dhe Avokim (2005-2010) Emeritus, Utica College, New York, SHBA, Theodore S. Orlin:  “Njerëzit i kanë kaluar gjithmonë kufijtë shtetërorë, për një sërë arsyesh. Ne nuk mund të harrojmë, pavarësisht sesa e respektojmë sovranitetin e shteteve dhe vendeve tona, se njerëzit kanë lëvizur nëpër vende dhe kontinente për të kërkuar siguri, liri dhe mundësi. Në këtë ekonomi globale mund të parashikojmë se kjo lëvizje nuk do të pushojë”.

Drejtori Ekzekutiv i IHRFFA-së z. Kujtim Çashku, shprehet se: “Sot, më shumë se kurrë janë vënë në pikëpyetje një sërë vlerash morale dhe etike. Këto vlera lidhen ngushtë me ndjesitë e  shpresës, besimit dhe marrëdhënies me të vërtetën. Migracioni në thelb është kontestim, është revoltë, është njohje dhe dalje nga çdo tendencë e njeriut të vetizoluar….Migrimi tek e fundit është një vlerë nga vlerat më të mëdha të lirisë dhe pasurisë së njerëzimit”.

Nata e parë e Festivalit hapet me filmin “Zjarr në det” të regjisorit Gianfranco Rosi, fitues i Ariut të Artë në Festivalin e sivjetshëm të Berlinit. Po kështu, një numër filmash me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës, përfshirë edhe çmimin OSKAR, do t’i krijojnë mundësinë publikut shqiptar të ballafaqohet me një peizazh shumë të gjerë botëror që lidhet drejtpërdrejtë me fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Mbetet prioritare për ne, fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, të cilët do të gjejnë në subjektet që trajtojnë filmat, mjaft dilema që kanë të bëjnë jo vetëm me përditshmërinë, por edhe me të ardhmen e jetës së tyre. Festivali nis sot, ora 19:00 dhe do të përfundojë në datën 1 Tetor 2016.

Programi i Festivalit do të fillojë shfaqjen e filmave çdo ditë në orën 17:00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi dhe në sallën e Kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Festivali nis me “Zjarr në det”

Festivali do të startojë me filmin “Zjarr në Det” të regjisorit Gianfranco Rosi, fituesi i çmimit “Ariu i Artë” në Festivalin e sivjetshëm të Berlinit. Programi i festivalit do të fillojë shfaqjen e filmave çdo ditë në orën 17:00 në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe në sallën e kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Një risi e veçantë në këtë edicion është edhe zgjerimi i rrjetit të vendeve ku do të shfaqen filmat e përzgjedhur. Përveç akademisë “Marubi”, si dhe AQSHF, filma do të shfaqen edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, në Akademinë e Sigurisë, tek instalacioni Reja, pranë GKA etj.  Po kështu, një numër filmash me çmime nëpër festivale të ndryshme të botës, përfshirë edhe çmimin Oscar, do t’i krijojnë mundësinë publikut shqiptar të ballafaqohet me një peizazh shumë të gjerë botëror që lidhet drejtpërdrejtë me fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Mbetet prioritare fokusimi dhe përfshirja gjithnjë e më e madhe e të rinjve, të cilët do të gjejnë në subjektet që trajtojnë filmat, mjaft dilema që kanë të bëjnë jo vetëm me përditshmërinë, por edhe me të ardhmen e jetës së tyre.

 

“Fire at sea”: Ishulli i Lampeduzës, në heshtjen tragjike të emigrantëve

Sonte në orën 19:45 në Akademinë Marubi, sallën e kinemasë, shfaqet dokumentari “Fire at Sea”, nga regjisori Gianfranco Rosi, fitues i Ariut të Artë 2016 në Berlin; një film tronditës që çel mbrëmjen e parë të Festivalit Ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut

Kontrastet e mijëra jetëve të dëshpëruara që zbarkojnë në brigjet e një ishulli sicilian japin ekzistencën e përditshme. Është vlerësuar si një dokumentar yjor, regjia e italianit Gianfranco Rosi që mori Ariun e Artë në Berlin më filmin “Zjarr në det”.

Kritika e ka komentuar: Një film i bukur dhe misterioz i Rosit është një dokumentar që duket si një klasik neorealist, dokumentar që hap sonte në Akademinë Marubi, mbrëmjen e parë të Festivalit ndërkombëtar të të Drejtave të Njeriut.

Filmi është një portret i Lampeduzës, ishullit sicilian, ku emigrantët e dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme arrijnë çdo vit duke shpresuar për një jetë të re në Evropë: 400 mijë në vitet e fundit. Me mijëra janë mbytur në brigje, ose zvarrisin vdekjen nga pasiguria groteske, duke u djegur ose helmuar nga tymi i naftës ose kanaçet e naftës…Lampeduza është bërë në heshtje epiqendra tragjike e përvojës së emigrantëve: pjesë e mbajtjes së tankeve, pjesë e varrezave.

Titulli i referohet një kënge të kohës siciliane që një DJ vendës shfaqet duke e luajtur, gjatë bombardimit të një luftanije italiane në vitin 1943, në portin e Lampeduzës, para dorëzimit të ishullit aleatëve, dhe si flakët qëndronin ndezur gjatë natës.

Kjo gjithashtu kujton një varg nga himnet detare: për ata që janë në rrezik në det. Ishullarët në Lampeduza jetojnë nga peshkimi. Brezat janë rritur dhe plakur me frikën e vdekjes në det. Batica e pafund e emigrantëve e ka bërë realitetin e përditshëm tmerrësisht të frikshëm.

Duke përdorur, kryesisht, pozicione fikse të kamerës, dhe një zë narrativ, Gianfranco Rosi ballafaqon skena enigmatike, duke kaluar mes përditshmërisë së emigrantëve, zbarkimit të tyre të dëshpëruar, dhe ekzistencës së përditshme të një familjeje Lampeduziane: një djalë i ri, në veçanti, Samuele, xhaxhai i të cilit është peshkatar. Samuele vuan nga alergjia dhe ankthi, dhe ai është duke u kuruar nga një mjek me depresion, i cili ka qenë pjesë e emigrantëve dhe ka kryer autopsitë e kufomave të tyre. Ai është një pikë e qartë e kontaktit mes historisë së emigrantëve dhe Samuelit, një simptomë e aluzionit, e një sëmundjeje të madhe.

Emigrantët prezantojnë vetveten, në film dhe me shpejtësi dokumentari kalon nëpër jetët individuale përgjatë regjistrimit të tyre, përveçse një nigeriani i cili tregon historinë e tij gati si një predikues, si një aktor: “Deti nuk është një vend për t’u kaluar nga…deti nuk është një rrugë”. Kjo është jeta e përditshme, thuhet në film: si jeta gjatë kohës së luftës. Ky nuk është një shpërthim i përkohshëm ose i krizës që do të zgjidhet menjëherë, brenda ciklit të lajmeve. Ky është ritmi i ekzistencës së përditshme, ajo është Lampeduza e re, normale.

Nuk është një paradë enigmatike e skenave: vendosja e tavolinave për darke, duke dëgjuar radio, duke hapur derën e hangarit për helikopterin e shpëtimit ajror, emigrantët që bëjnë një ndeshje futbolli në errësirë dhe duke rënë dakord që të luajnë mes kombësive, kufomat e emigrantëve të marra në breg nga rojet bregdetare me kostume të bardha plastmasi. Banorët e ishullit nuk tregohen duke kundërshtuar emigrantët, ose duke i mirëpritur ata,  ose duke diskutuar çfarë do të bëjnë me to. E pranojnë se kjo ndoshta është një e metë, një heshtje faktike që vizaton situatën e realitetit politik. Por kjo tregon se kjo situatë ka ardhur në Lampeduza përgjatë dekadave.

Skenat në lidhje me përpjekjet e marinës italiane për t’i shpëtuar jepet me një skenë të çuditshme: fletë batanijeje që shkëlqejnë në të verdhë dhe të gjelbër, fragmente nga radio në kërkim të anijes… në një siluetë në qiell, para agimit.

Në fillim të këtij viti “Zjarr në det”, është vlerësuar me Ariun e Artë në Festivalin e Berlinit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708