Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Shuhet shkrimtari dhe politikani Teodor Laço: Nesër homazhet

$
0
0

teodor lacoShkrimtari dhe politikani i njohur, Teodor Laço, ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës.

Ai vdiq në moshën 80-vjeçare.

Homazhet në nderim të tij pritet të mbahen mesditën e nesërme në Ministrinë e Kulturës.

Ai lindi më 29 shtator të 1936 në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë, dhe nisi të botojë që në vitet ’60.

Është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Një pjesë e librave të tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja.

Pas viteve ’90 është angazhuar edhe në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708