Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Nuk hap telefonin: Bob Dylan po e injoron Nobelin?

$
0
0

Kur u shpall javën e shkuar se Bob Dylan ka fituar çmimin Nobel për Letërsi, u provokua një valë diskutimesh online.

A duhej ta fitonte një muzikant çmimin më të rëndësishëm për letërsi?

Por pyetja më e madhe e kësaj jave duket se është: A i bëhet vonë Bob Dylan për këtë çmim?

Dylan dha dy koncerte, të enjten- kur u shpall çmimi- dhe të premten.

Por nuk bëri asnjë koment.

Raportohet se ai nuk iu ka përgjigjur telefonatave dhe emaileve nga Komisioni i Çmimit Nobel.

Këta të fundit thonë se nuk do e kontaktojnë më, por shpresojnë se ai do vijë për të marrë çmimin.

“Edhe nëse nuk vjen, nderimi i shkon atij. Do bëhet një festë e madhe dhe ne mendojmë se do vijë,” tha sekretarja e komisionit.

Çmimi Nobel ka një vlerë monetare prej 900 mijë dollarësh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708