Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Shuhet në moshen 95 vjeçare aktori dhe skenaristi Lazër Filipi

$
0
0

Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare artisti dhe skenaristi i madh Lazër Filipi. Një figurë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Lazër Filipi la as një jetë të mbushur me aktivitet artistik. Numërohen rreth 80 role në teatër dhe kinematografi.

Lazër Filipi lindi në Shirq të Shkodrës më 7 shkurt të vitit 1921. Aktivitetin artistik e filloi që kur ishte partizan në 1943, me grupin teatral të Priskës. Në vitin 1945 u bë aktor në Teatrin Popullor. Gjatë viteve 1947- 1950 kreu studimet në Çeki.

Gjatë karrierës së tij interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku etj.

Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Interpretoi me sukses edhe në shumë filma artistikë. Doli në pension më 1977, por nuk u shkëput nga skena, duke interpretuar role edhe në vitet 2003, Ali Pashë Tepelenën, dhe në 2005 Napoleon Bonapartin nga drama e Aleksandër Moisiut. Ka fituar disa çmime dhe mban titullin “Artist i Merituar”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708