Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Arkeologët: Projekti ‘Veliera’ në qytetin e Durrësit të devijohet

$
0
0

zeqoArkeologë të karrierës deklarohen kundër vazhdimit të punimeve në zonën A të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit.

Cilido të jetë vendimi i Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, Moikom Zeqo dhe Skënder Muça apelojnë që rrënojat e zbuluara, themelet e një prej godinave të administratës osmane në vitet 1800-1900, përbëjnë një vlerë të shtuar në trashëgiminë tonë kulturore dhe si të tilla, mbulimi i tyre është një alternativë që nuk duhet të konsiderohet.

Për nga pasuritë arkeologjike që nëntoka e Durrësit zotëron, kjo zonë mund të gjenerojë të tjera zbulime.

E dhëna e fundit që godina e ndërtuar mbi këto themele, ka qenë konaku i përkohshëm i Princ Vidit në 1914, forcon bindjen e Zeqos dhe Muçës, për devijim të “Veliera-s”./Tv Klan/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708