Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Driant Zeneli: Në “shtëpinë” ku asgjë s’humbet e asgjë nuk gjendet

$
0
0

medium_driant_zeneliNjë kontekst politik, sado liri t’i japë një artisti, sërish konsumon ajër pak të helmët edhe kur ndodh kjo në “shtëpinë” e tij. Rasti është bienalja “Mediterranea 18”, që do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4-9 maj, ku mblidhen artistë të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, të cilët kanë aplikuar për përfaqësimin e tyre nga nëntori 2016 deri në fundjanar të këtij viti.

Një kontekst politik, sado liri t’i japë një artisti, sërish konsumon ajër pak të helmët edhe kur ndodh kjo në “shtëpinë” e tij. Rasti është bienalja “Mediterranea 18”, që do të mbahet në Tiranë dhe Durrës në datat 4-9 maj, ku mblidhen artistë të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, të cilët kanë aplikuar për përfaqësimin e tyre nga nëntori 2016 deri në fundjanar të këtij viti.

Ky është një aktivitet që buron nga pushteti qendror në Shqipëri, që financohet si projekt artistik duke investuar drejtpërsëdrejti Ministria e Kulturës shqiptare. Ashtu si shumë projekte të tjera artistike dhe bienalja e lindur, (nëse ka lindur e tillë) si alternativë për shanse e mundësi për të rinjtë e humb besimin e saj, kur prezantimin më të gjatë e jep ministrja se sa kuratori, ideja artistike. “Për drejtuesit artistikë ishte sfidë jo vetëm për t’u ruajtur standardi dhe cilësia, por nga ana tjetër edhe për t’iu dhënë mundësinë artistëve të rinj të hyjnë në një sfidë dhe përballje me skenën ndërkombëtare….”, ka thënë Kumbaro, ministrja e Kulturës.

Janë 32 artistë, përfaqësojnë Shqipërinë, dhe për herë të parë kësaj bienaleje i bashkohet me 8 artistë Kosova. Ndërsa drejtori artistik i Bienales, “Mediterranea 18”, Driant Zeneli tha se Bienalja e Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheut, shërben shpesh si një pikënisje në rrugën e gjatë të artit për shumë artistë. Kuratori tha se procesi i përzgjedhjes së artistëve nuk ishte i lehtë, duke vlerësur se Shqipëria ka numrin më të lartë të artistëve përfaqësues.

Artistët që përfaqësojnë Shqipërinë janë: Arba Bekteshi, Fatlum Doci, Marinela Ndria, Arjon Muarremi. Ledia Kostandini, Rea Xhillari, Elona Çuliq, Besmir Sula, Blenard Azizaj, Maya Gomez, Eva Alonso, Kalliopi Aggelopoulou, Rosella Pellicciotti, Roberto Nuha, Arbies Komoni, Lisiana Demiraj, Jonida Prifti, Blerina Goce, Lek Gjeloshi, Sead Kazanxhiu, Jonida Laçi, Edson Luli, Iva Lulashi, Remijon Pronja, Vangjush Vellahu, Bledar Boraku.

Juria e ngritur, e përbërë nga drejtori artistik, Driant Zeneli dhe nga grupi kuratorial, Jonida Turani, Maja Ciric, Maria Rosa Sossai, Eroll Bilibani, Ema Andrea, Alban Nimani dhe Rubin Beqo dhe në bashkëpunim me rrjetin BJCEM, përzgjodhën sipas kritereve të shpallura në faqen zyrtare të rrjetit BCJEM, 230 artistët ndërkombëtarë, nga të cilët 32 artistë do të përfaqësojnë Shqipërinë. Artistët e përzgjedhur do të marrin pjesë në gjashtë disiplina artistike ku dhe do të reflektohen forma të ndryshme të artit bashkëkohor. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me rrjetin ndërkombëtar BJCEM shpallin listën përfundimtare të artistëve të përzgjedhur në faqet zyrtare. Artistët do të prezantohen për publikun shqiptar dhe të huaj bazuar në konceptin kuratorial të Driant Zenelit dhe do të sjellin nëpërmjet veprave dhe performancave të tyre temën e shtëpisë dhe elementet e saj si historia, konflikti, ëndrra dhe dështimi. “Shtëpia” e artistëve pjesëmarrës më tepër se sa një mesazh do të jetë një proces, i cili i nënshtrohet një tjetërsimi të vazhdueshëm, ku asgjë nuk humbet e asgjë nuk gjendet. Së fundmi, këta artistë i bashkohen qëllimit të përbashkët të “Mediterranea 18”, që është prezantimi i artit që sfidon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708