Kjo foto e ka indinjuar pa masë rrjetin.
Ilia Kondi shkruan: “Aktualisht kjo eshte biblioteka ne shtepine e Vellezerve Frasheri ne Frasher te Permetit. Institucionet kompetente duhet te reagojne”.
Ai bën thirrje: “Denoncojeni edhe Ju kete skandal derisa te gjeje zgjidhje! Prandaj shperndajeni sa me shume!”.
Nderkohe nje koment plot indinjate nga ana e pedagogut Perparim Kabo ka qene mjaft godites.
“As pushtuesit nuk do ta benin kete baterdi…eshte kuje”, shkruante profesor Kabo.
Ne brendesi te shtepise eshte gjetur edhe nje sasi e caktuar gjethesh hashashi, te cilat ndoshta dikush i kishte lene per t’u thare…