Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Restaurohet Tyrbja e Kapllan Pashës në Tiranë

$
0
0

Tyrbja e Kapllan Pashës është monument kulture i kategorisë I, e cila ndodhet në qendër të Tiranës, 30m në perëndim të monumentit të partizanit në Tiranë, ndërtuar në fillim të shekullit XIX.

Për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga koha, ekspertët e DRKK Durrës, konstatuan nevojën e një ndërhyrjeje restauruese. Gjatë një bashkëpunimi të suksesshëm me IMK, u përfundua projekti i restaurimit të këtij monumenti. Fotot e mëposhtme janë një prezantim me monumentin dhe me punën e realizuar gjatë këtij projekti.

Tyrbja e Kapllan Pashës bën pjesë në kompleksin e varreve pranë xhamisë më të vjetër të Tiranës, asaj të Sulejman Pashës, e cila në luftën e dytë botërore u dogj. Nga dëshmitë historike del se ky kompleks përmbante edhe gjashtë varre të tjera të të njëjtit lloj.

Mbi qemerin e anës verilindore të saj gjëndet një mbishkrim që mban datën 1816, mesa duket viti i vdekjes së tij. Në këtë vit Kapllan Pasha arriti të bëhet sundimtar edhe i Tiranës, por u vra pabesisht nga armiqtë e tij.

Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental me planimetri tetëkëndëshe. Ajo zhvillohet në lartësi mbi një mur rrethues me gurë kuadratikë, të skuadruar dhe të skalitur mirë.

Projekti i restaurimit i përfunduar tashmë, nga DRKK Durrës dhe IMK, do të evidentojë më shumë vlerat e këtij monumenti dhe do të rrisë atraksionin e tij.

tyrbe


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708