Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Rama: ‘Zoja e Shkodres’, një rilindje për Katedralen e qytetit

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video të veçantë që tregon transformimin e pikturës së famshme “Zoja e Shkodrës”.

Rama thotë se kjo kryevepër i mbijetoi përndjekjes së regjimit komunist dhe harresës për 25 vite të tjera të institucioneve dhe se së shpejti do të shfaqet në Katedralen e Shkodrës.

“Mirëmëngjes  dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë video të punës mbresëlënëse për restaurimin e pikturës së famshme të gojëdhënave të bukura “Zoja e Shkodrës”.
Ia vlen ta shihni çfarë rilindjeje rrëqethëse!

Kjo kryevepër që i mbijetoi për habinë e një mrekullie përndjekjes së regjimit komunist, u përndoq për së dyti 25 vjet me radhë prej harresës së institucioneve që deri 3 vjet e gjysmë më parë, i lanë pasuritë e paçmueshme të thesarit të kulturës sonë në harresën e një shpërfilljeje rrënuese.

Por më 25 prill, në 550-vjetorin e ditës qëkur ikona e parë e Pajtores së Shqipërisë u përcoll mrekullisht nga Shkodra drejt Genazzano-s në Itali, ku ndodhet edhe sot, kjo kryevepër e 1800-ës do të rishfaqet e rilindur në Katedralen e Shkodrës, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës me laboratorët e ekselencës së institutit Palazzo Spinelli në Firence”, shkruan kryeministri Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708