Regjisori shqiptar Enke Fezollari, që jeton prej vitesh në Greqi, ka ftuar aktorët grekë në Shqipëri duke u takuar së afërmi me burrneshat e fundit që ndodhen në Shkodër. Qëllimi ishte njohja së afërmi me jetën e burrneshave, histori të cilën e kishin marrë nga romani i Elvira Dones, duke e menduar për përshtatje skenike, që do të prezantohet në Athinë
Regjisori shqiptar Enke Fezollari, që jeton prej vitesh në Greqi, ka ftuar aktorët grekë në Shqipëri duke u takuar së afërmi me burrneshat e fundit që ndodhen në Shkodër. Qëllimi ishte njohja së afërmi me jetën e burrneshave, histori të cilën e kishin marrë nga romani i Elvira Dones, duke e menduar për përshtatje skenike, që do të prezantohet në Athinë. Për këtë projekt ka njoftuar regjisori Enke Fezollari i cili ka thënë se kjo shfaqje do të prezantohet në Festivalin e Athinës, më 13 dhe 14 korrik, kurse roli i burrneshës besohet t’i jetë dhënë aktores së famshme greke Parthenopi Buzuri. Me këtë film, Shqipëria dy vite më parë u përfaqësua në edicionin e 65 të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, një film që u prit me interes nga kritika dhe publiku gjerman. Për mediat televizive, Enko Fejzollari tha: “Është jo vetëm tradita jonë, por është shumë interesant pasi kemi pjesë nga Kanuni i Lek Dukagjinit”.
Për këtë udhëtim, aktorja e njohur greke së cilës i është besuar roli i burrneshës është shprehur se ky është një moment që ndalet në historinë e gruas, ndërsa për është shprehur më gjatë për televizionet shqiptare se “Për mua është një çast shumë i madh në karrierën time të zbuloj traditat e një vendi tjetër. Udhëtimi im në Shqipëri, që është edhe i pari, është një udhëtim brenda meje, që të takoj këtë grua, burrneshën, që nuk është vetëm në vendin e vet por edhe në kohën e vet. Është një çast që tregon shumë për historinë e gruas. Këtu më pëlqen koha, vendi, njerëzit. Kam origjinën nga Greqia e Veriut dhe kjo zonë më kujton fëmijërinë time ndaj dua të vij përsëri. Por një këshillë e kam: Kujdes me udhëtimet me makina se janë shumë të rrezikshme!”. Virgjëresha e betuar Hana / Mark ndjek shembullin e vendosur nga Antigoni i lashtë dhe kthehet në një version të veçantë, ballkanik. Në protestë kundër absurditetit të pushtetit, ajo vendos të “varrosë” trupin e saj, në vend të trupit të vëllait të vdekur, në peizazhin shkëmbor të Shkodrës, Shqipërisë së Veriut. Trupi femëror i persekutuar, i varrosur gjallë në “dhomën e martesës së gurëve të vdekjes” është në qendër të këtij “miti” modern. Hana vullnetarisht heq dorë nga feminiteti i saj dhe merr emrin mashkullor “Mark”, në një përpjekje për të siguruar të drejtat bazike të njeriut: vetëvendosje dhe liri. Vendimi i saj i mundëson të shpëtojë nga dhuna e regjimit patriarkal dhe totalitar të Enver Hoxhës në Shqipërinë e epokës komuniste. Në fund të fundit, ajo arrin të krijojë një identitet të përkryer dhe të respektueshëm për veten. Kur heroina udhëton në Amerikë për t’u ribashkuar me të dashurit e saj, ajo do të detyrohet të drejtojë konfliktin midis natyrës së saj femërore dhe burgut mashkullor që ajo bëri për veten e saj. “Virgjëreshat e betuara” pritet të shënojë sukses në skenën greke, pasi përshtatja për teatër e bën këtë pjesë më të veçantë.