Legjenda e xhazit e Afrikës Jugore, Ray Phiri, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 70-vjeçare, pas një beteje dymujore me kancer të mushkërive.
Kitaristi, producenti dhe vokalisti Phiri e arriti famën kur u paraqit në albumin “Graceland” të Paul Simon në vitin 1986.
Ai u shtrua në spital para dy javëve dhe vdiq sot herët në mëngjes.
Zëdhënësi i familjes së tij, Paul Nkanyane, ka thënë se Phiri ishte i rrethuar nga miqtë dhe të afërmit në klinik, në qytetin verilindor Nelspruit.
Gjendja e Phirit u bë publike këtë javë kur një miq dhe bashkëkëngëtar e nisi një iniciativë për mbledhjen e fondeve për t’i ndihmuar atij të paguante për shërimin.