Aktorja e mirënjohur e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Hajrie Rondo, ka ndërruar jetë sot në moshën 66-vjeçare. Rondo është ndarë nga jeta vetëm pak minuta më parë, në Himarë.
Aktorja mjaft e njohur për publikun shqiptar i’u nënshtrua një operacioni në kokë, pak kohë pasi fitoi luftën e mundimshme me sëmundjen e kancerit. Aktorja u vlerësua pak muaj më parë me çmimin “Simboli i Qytetit”, nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Hajrie Rondo është një aktore e mirënjohur shqiptare e cila ka deputuar në dhjetëra role në kinematografi dhe teatër. Ka lindur më 1 mars 1951 në Delvinë.
Hajrie Rondo është tashmë një aktore me diapazon të gjerë. Ajo ka interpretuar në të gjitha gjinitë.
Rondo ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma, mes të cilëve mund të përmendim filmin tepër të njohur për shqiptarët “14 vjeç dhëndër” ku ajo luante rolin e “Tanës”.
“Mapo.al” dhe Gazeta “Mapo”, i shprehin familjarëve të të ndjerës Rondo, ngushëllimet më të ndjera/Mapo.al/