Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Çmimet Kult, revoltohet regjisorja Elma Doresi

$
0
0

Edicioni i sivjetshëm i Çmimeve Kult është shoqëruar me jo pak polemika.

Si fillim ishte këngëtarja Rozana Radi ajo që shprehu irritimin e saj për faktin se kënga e saj fituese në festivalin “Kënga Magjike”, nuk ishte përfshirë në listën e nominimeve.

Por një tjetër artiste ka shpërthyer në një varg akuzash për produksionin. Bëhet fjalë për regjisoren Elma Doresi.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Fiksojeni këtë emër: Elma Doresi! Ju ndaloj kategorikisht të jetë pjesë e edicioneve tuaja mediokre! Nuk toleroj më që produksionet me emrin tim të jenë pjesë e juaja, në të kundërt do t’i drejtohem gjykatës! Fjala ime e fundit!

Vlerësimi im është dhe do të mbetet publiku! Ah, dhe kompeticonet jashtë tokës sime ku kam lindur. Atje ku kritikat dhe komisionet nuk përbëhet nga ziliqar dhe mediokër. Ps: Përshëndes jurinë e nderit! Ju lexova emrat dhe të them të drejtën: Qeshëm të gjithë! U gjykuam nga ju që nuk keni shkelur në skenë. Nga ju që nuk e dini se ç’është djersa në skenë, që nuk e dini luftën me skenën, nuk e dini se aty derdhet gjak e luajmë çdo ditë me jetët tona dhe akoma më keq nuk e dini e nuk e keni provuar pagjumësinë e natës e luftën me veten! Mbani letrat se neve do vazhdojmë të mbajmë skenën! Ju merrni çmimet, aq keni në dorë. Ne ndërkohë do vazhdojmë të mbajmë publikun, atë që nuk fitohet nga disa letra A4, atë nuk e korruptoni dot!”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708