Besimtarët myslimanë janë mbledhur sot me dhjetëra mijëra në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë për t’u lutur me rastin e Kurban Bajramit.
Por cila është historia e kësaj feste?
Sipas librit të shenjtë Kuranit: Para shumë shekujsh një profet i nderuar me emrin Ibrahim, luste Allahun, Krijuesin e tij, që t’i dhuronte një fëmijë:
Nga dëshira për të pasur një trashgimtar kalonte një pjesë të madhe të kohës duke u lutur…. Kaluan kohë dhe dëshira nuk po i plotësohej. E shoqja i dha leje Profetit Ibrahim të martohej me shërbyesen që kishin, për të pasur një fëmijë… E kështu u vendos që Ibrahimi të martohej përsëri. Pas martesës së tij, Zoti i dhuroi një fëmijë të urtë e të sjellshëm:
Po në këtë kohë Allahu i dërgon ëngjëjt që ta përgëzojne Ibrahimin edhe më një djalë tjetër, po këtë herë me bashkëshorten e parë.
Kur arriti moshën për t’u angazhuar në punë Ismaili, djali i parë i profetit Ibrahim, babai i tij kishte parë një endërr ku urdhërohej të bënte kurban Ismailin.
U sprovuan që të dy baba e bir për durimin të dy iu dorëzuan urdhrit të Allahut:
Profeti Ibrahimi e ofroi për kurban Ismailin e tij, e pikërisht në momentin kur ai do ta bënte të birin Kurban Allahu i dërgoi profetit një dash që ta therte si kurban në vend të të birit.
Pas kësaj dita e sakrificës u quajt Kurban Bajram e festohet çdo vit nga besimtarët muslimanë.