Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Ermonela Jaho: Nga Madame Butterfly në Paris, te kurset në TKOB

$
0
0

JAHO-Ermonela-3-qtr-portrait-Fadil-Berisha.Img201847-smallKohët e fundit vihet re një rikthim i vazhdueshëm i sopranos shqiptare Ermonela Jaho në skenën e TKOB -it. Pasi interpretoi “Madama Butterfly” për publikun shqiptar, ajo ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera artistike, si koncerti për bamirësi së bashku me baritonin Gëzim Myshketa dhjetorin e kaluar dhe në muajin shkurt, po së bashku ishin yjet e dy operave të shfaqura premierë në Tiranë si “Suor’ Angelica” dhe “Gianni Schicchi”, ndërsa tani kthehet me këtë projekt të ri, pas një viti të suksesshëm në karrierën e saj ndërkombëtare

“Mendja nuk duhet të jetë një enë që mbushet, por një zjarr që ushqehet vazhdimisht” ..Më këtë shprehje të Plutarkut, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho u bën thirrje të gjithë të interesuarve në Tiranë për të ndjekur kurset specializuese, që ajo së bashku me disa kolegë të huaj si Angelo Gabrielli, docent në Konservator dhe ekspert vokal; Elda Laro, dirigjent orkestre i dytë në Teatrin e Operas të Berlinit dhe Paolo Andreoli, pianist, mjeshtër bashkëpunues operistik, do të ofrojnë në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga datat 14 deri më 18 tetor.

Pas thirrjeve publike për aplikim duket se gjithçka është gati të nisë nesër. Sopranoja e mirënjohur vjen në Tiranë pas një sezoni të ngjeshur artistik me operat “La Traviata”

të Giuseppe Verdi-t në “Theatre Royal” në Madrid të Spanjës dhe “Madama Butterfly”, në “Opera National de Paris”.

Pasi të mbyllë shfaqjen e fundit sonte në Paris dhe të heqë petkat e Cio-Cio-san, do të udhëtojë drejt kryeqytetit shqiptar për të ndarë përvoja dhe praktika nga jeta e saj artistike me artistë të rinj vendas.

Ky projekt synon që të ndihmojë të gjithë artistët, veçanërisht ata të brezit të ri, për t’i drejtuar në mënyrë konkrete, me ide më të qarta sesi të përgatiten përditë teknikisht, për të shprehur artistikisht veten, duke synuar ndërtimin e një karriere të shëndoshë profesionale në Shqipëri dhe mbarë botën.

Pjesëmarrja në këtë kurs që do të ofrohet falas do të ketë një numër të kufizuar prej 12 pjesëmarrësish, që do të zgjidhen në një audicion enkas ditën e nesërme, ku pritet të jenë këngëtarë lirikë apo studentë të kantos.

Kohët e fundit vihet re një rikthim i vazhdueshëm i sopranos shqiptare Ermonela Jaho në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pasi interpretoi “Madame Butterfly” për publikun shqiptar, ajo ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera artistike si koncerti për bamirësi së bashku me baritonin Gëzim Myshketa dhjetorin e kaluar dhe në muajin shkurt po së bashku ishin yjet e dy operave të shfaqura premierë në Tiranë si “Suor’ Angelica” dhe “Gianni Schicchi” dhe tani kthehet me këtë projekt të ri, pas një viti të suksesshëm në karrierën e saj ndërkombëtare.

Mediat spanjolle shkruajnë se suksesi që pa Teatri Mbretëror i Madridit, një pjesë të mirë ia dedikon sopranos shqiptare me interpretimin saj vibrues të rolit protagonist, Violeta në “Traviatën” e Verdit.

Ndërsa muzikologu dhe shkrimtari francez, Alain Duault, pas premierës së “Madame Butterfly” në operën e Bastijës e ka quajtur sopranon shqiptare “mrekullia Ermonela Jaho”.

Ai shkruan se ka qenë dëshmitar i një mrekullie në formën e një gruaje të vogël, por e fuqishme për të falur emocione të thella. Ai e quan sopranon një nga zërat më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare, një Traviata e paharrueshme, një Manon delikate, një Maria Stuarda dërrmuese dhe Butterfly që të bën të ngashëresh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708