Një këngë e re është publikuar së fundmi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Dy këngëtarë, të cilët janë baba dhe vajzë kanë kompozuar një këngë për ish-kryeministrin, të cilit i bëjnë thirrje të “çohet edhe një herë dhe të bashkojë burrat me plisa”.
E kanë fjalën për bashkimin kombëtar. Fjolla dhe Vehbi Berisha, të cilët mbajnë edhe të njëjtin mbiemër me ish-kryeministrin, nuk i kursejnë superlativat për deputetin e PD-së.