Pas debatit të plasur në media, mes kanta-autorit Gjergj Leka dhe koleges së tij Lindita Theodhorit, për vitet e shkuara, ka ndërhyrë edhe deputetja Mesila Doda.
Nëpërmjet rrjeteve sociale deputetja Doda ka reaguar duke shkruar: “Sot lexova një intervistë të Lindita Theodhorit, ku me të drejtë shprehej e indinjuar për insinuatën që kolegu i saj Gjergj Leka, kish bërë për këngëtaren…
Nderkohe me erdhi nder mend gjithe balta dhe shemtia qe hidhet mbi grate ne kte vend, mu kujtuan edhe shprehjet fyese qe burrat kryeministra e deputete qe gjithe bota i mendon si supermen, hedhin papushim duke imituar pasionin e locove per te hedhur shaka fyese e seksiste ndaj poltikaneve e deputeteve perballe, kolegeve dhe vartesve te tyre, ndaj kujtdo qe i ben hije dhe qe sipas “supermeneve” e meritojne nje pergjiegje rrugacesh.
Kjo eshte nje kulture qe duhet te marre fund. Rrugaceria nuk mund te kete sukses ne kete vend. Shpresoj fort qe ne grate e politikes do gjejme forcen qe te tejkalojme se bashku cdo ndasi politike dhe te behemi bllok ndaj gjuhes fyese dhe rrugace qe perdoret ne politike e vecanerisht ne Parlamentin e Shqiperise.
Te dashura zonja! Asgje e askush nuk eshte me e rendesihme se femijet tane dhe familja jone, e nuk ja kemi borxh askujt fjalorin prej langaraqi lagjeje.
Pikerisht per kete arsye te gjitha duhet te reagojme, sepse nje grua qe fyhet nuk eshte nje kundershtare qe ulet, por nje nene qe preket, nje familje qe lendohet, nje grua qe i duhet ti mbyllet goja. Verej se tashme jemi bere te pandjeshme ndaj kesaj kuture dhune verbale, a thua se ky pozicion mbart mbi vehte dhe balten qe hidhet nga locot burra. Ne te vertete, Burrecet qe fyejne grate kane frike prej tyre, ndaj nuk meritojne as respektin e as mbeshtetjen tone.
Kjo duhet te jete nje prej sfidave te ardhshme. Dhuna fillon nga goja e piset e burrit qe merr perpara, fyen e hedh balte mbi gruan kolege a kundershtare.
p.s. Per shkak se fjalori fyes e rrugac ka qene i shperndare ne te gjitha krahet nuk po i ze emrat qe e meritojne nje per nje. Ne te ardhmen do i jap emer per emer, kujtdo qe i jep ze kesaj kuture te “makinerise se baltes”.