Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Lindita Theodhori: Gjergj Leka më tronditi nga themelet martesën

$
0
0

12002116_1108013675892725_7887057969935849260_nRreth 2 muaj më parë, kantautori Gjergj Leka “u hodhi dorashkën” këngëtareve “Big” të muzikës së lehtë të viteve ’60-’90, duke aluduar se disa prej tyre arritën që të bënin karrierë dhe të merrnin çmime të pamerituara nëpër festivale, falë dy faktorëve: mikut në parti, ose… të dashurve, madje nga Sigurimi i Shtetit.

Emrat më të cenuar prej tij ishin Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori, të cilat kantaautori Leka i konsideroi edhe si “më të rrezikshmet”.

Edhe pse Leka e ka theksuar se ky emërtim ka qenë figurativ e madje ka kërkuar falje për këtë, Lindita Theodhori iu përgjigj atij “flakë për flakë”….

Në vitin 1972, performanca e saj ishte e paparë në një skenë ku ishin dëgjuar më tepër këngë për “partishmërinë proletare”.

Festivali i 11-të i këngës në Radio Televizion do të ishte ndryshe, madje edhe “Kafe Flora” e kënduar prej saj ishte krejt ndryshe.

Nuk ishte më shumë se 17 vjeçe dhe, të ngjitej deri në skenën e Teatrit të Operas, ku fundviteve zhvillohej evenimenti më i madh i këngës së lehtë, nuk ishte fare e lehtë. Megjithatë, talenti i saj do të triumfonte mbi gjithçka.

Por ndërkohë “Kafe Flora” nuk do të harroej.

Lindita Sota, solistja e re që e këndoi, gjithashtu do të përbënte një imazh të pashlyer për të gjithë.

Prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se 40 vjet. Ujërat kanë rrjedhur. Por Lindita ka mbetur e njëjtë. E bukur, bio. E dashuruar me këngën, pasionante por dhe krejt trendi.

Në Londrën e largët ku ajo jeton prej vitesh, këngëtarja më së shumti i është dedikuar familjes së saj, bashkëshortit dhe dy djemve.

Në këtë rrugëtim në jetën e saj profesionale por dhe jo vetëm, këngëtarja e mirënjohur Lindita Theodhori ndan me ne çaste ekskluzive të pa shlyera në jetën e saj.

Gjatë një interviste për gazetën “Panorama”, Theodhori shprehet se deklaratat e Gjergj Lekës e kanë “tronditur nga themelet”.

“Mua kjo gjë më ka tronditur nga themelet. Si merr përsipër një njeri të cenojë në mënyrë skandaloze figurat e një kombi?! A i vë dot një emër? Unë do ta quaja skandal të paprecedentë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kështu”, shprehet Theodhori gjatë intervistës së saj për gazetaren Oriona Tresa.

Më pas këngëtarja e festivalit të 11, shprehet se ka një martesë të lumtur që prej 40 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj, Maqon./Panorama/

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708