Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Foto: Balet brenda Kryeministrisë, Kerni: E pa imagjinuar më parë

$
0
0

12108120_10153272010476523_2452087402055397491_nTë shtunën në mbrëmje në Qendrën për Hapje dhe Dialog, brenda në godinën e Kryeministrisë u prezantua libri i Rudina Xhungës.

Por ky nuk ishte i vetmi aktivitet kulturor në ambjentet e selisë së qeverisë.

Fotografitë që publikoi Edi Rama në Facebook, zbulojnë një performancë të trupës së baletit, nëpër korridoret e kryeministrisë.

Ende nuk është e qartë se cilët ishin balerinët që performuan, por në njoftimin zyrtar për median, thuhet se ishte, “Një event i veçantë që ndërthuri performancën artistike, projeksionin e një filmi dhe bashkëbisedimin në Qendrën për Hapje dhe Dialog në selinë e Kryeministrisë”.

Fotografitë e publikuara nga kryeministri shoqërohen të gjitha me një pëlqim të drejtorit te Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.

“Performanca e mrekullueshme e baletit inauguron denjesisht ambjentet e COD…per here te pare dhe e pa imagjinuar per kete ndertese!”,- ishte komenti i ilir Kernit ndaj fotografive.

Më pas drejtori i TKOB-it, nuk i ka rezistuar pëlqimit edhe për vetë komentin e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708