Pesha 12.4 kilogramë. Pastërtia 999.9 për qind ar. Vlera monetare përbën sekret. Eshtë lingota e parë e arit në pronësi të Bankës së Shqipërise. Objekti që përbën edhe formën më të larte të ruajtjes së metalit të çmuar gjendet në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, i hapur pak ditë më parë. Ajo është e vendosur në dhomën e thesarit. Sot është një hapësirë e vizitueshme që ruan në monedha në ari e argjendi.
Kati i parë i Muzeut është konceptuar në tre ambiente. Në të majtë të globit, një vepër arti e realizuar nga Pirro Kasemi, është historia e parasë së përdorur në vendin tonë qysh nga 1912. Kuriozitetin sesi shtypej një kartmonedhë e shuan ky set. Ndërsa e djathta na fton në parahistori. Koncepti para kishte këtë formë.
Jo vetëm numizmatik, por edhe stoli të çmuara, të cilat prej 2008-ës janë në pronësi të Bankës së Shqipërisë.
Një kat më lart, në atë edukativ ndodhen 8 dhoma, si ajo për koleksionistët ku mund të blejnë kart dhe monedha, apo ajo e të rinjve për filma e kuiz-e.
Hyrja falas ose jo në institucionin, ku në çdo një hap mbi kokë ke një kamera që të vëzhgon imtësisht ende nuk është vendosur./Tv Klan