Është ndarë nga jeta sot akademiku Jorgo Bulo. Lajmi u bë i ditur gjatë seancës plenare, kur drejtuesja e seancës Valentina Leskaj u kërkoi deputetëve të mbajnë një minutë heshtje. “Bulo ishte në një aktivitet në Përmet kur humbi jetën”, tha Leskaj.
Kush ishte Jorgo Bulo?
Akademiku Jorgo Bulo ka lindur në 1939 në Sheper të Gjirokastrës. Ai është një filologog i njohur. Fusha kryesore e kërkimeve të tij ishte letërsia e Rilindjes Kombëtare, por dhe çështje të tipologjisë së zhanreve letrare, veçanërisht të romanit dhe poezisë.
Çmime Kombëtare
Çmimi “PENDA E ARGJENDTË”
Çmimi “FAIK KONICA”
Disa prej botimeve të prof. Bulos
Shpirti i fjalës, Tiranë 2014
Fjalori Enciklopedik Shqiptar
Historia e Popullit Shqiptar
Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit
Kosova në vështrim enciklopedik
Magjia dhe magjistarët e fjalës
Historia e letërsisë shqiptare
Tradita dhe risi letrare
Opinion.al