Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Dritëro Agolli në akuarel

$
0
0

driteroiShoqata VIZart, në kuadër të Panairit “Klik Ekspo Group” në datat 21-25 Nëntor çeli Bienalen e Parë Ndërkombëtare në Tiranë në bashkëpunim me “Klik Ekspo Group”, ku morën pjesë të gjithë artistët më të shquar në botë për veprat e akuarelit  të kryesuar nga Presidenti i Shoqatës Botërore të Akuarelistëve, Atanur Dogan.

Dogan hodhi në letër me ngjyra portretin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli dhe ia dhuroi dje  në shtëpinë e tij, duke treguar se dashuria dhe nderimi për kolosin e letrave shqipe, nuk është e izoluar vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por edhe jashtë saj.

I emocionuar për këtë dhuratë, Dritëro Agolli nuk heziton të krijojë një mjedis çlodhës dhe plot batuta. I çlirët ashtu sikurse vitet janë treguar me të.

“Mirëserdhët në Shqipëri. Në këtë botë të turbullt ardhja juaj na dha pak dritë, sepse jeni një pelegrin i artit, i qetësisë së njerëzve që të mos ketë terrorizëm dhe ardhja juaj na dha optimizëm. Jemi shumë të gëzuar dhe mendoj se do të jeni miku ynë i përhershëm. Ne kemi me Turqinë marrëdhënie shumë të mira. I kemi pasur edhe përpara. Në këto fjalorët që kemi këtu ka 2 mijë fjalë turqisht. Që në kohën e osmanlinjve deri tani ka pasur më shumë”, tha shkrimtari Agolli.

Artisti turk Atanur Dogan, shkroi një dedikim në turqisht në  portreti e  shkrimtarit. Në një ambient familjar, në prani të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli, “Klik Ekspo Group” vlerësoi shoqatën VIZart dhe artistët Ormira Lulani dhe Helidon Haliti me medaljen “Shqiponja e Artë” për promovimin e zhanrit të akuarelit, të lëvruar nga artistët shqiptarë dhe ndërkombëtarizimin e vlerave të tyre, përcjelljen e ngjyrave dhe artit botëror në Tiranë , duke sjellë për herë të parë Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708