Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

By-Passi dhe Qafa e Pazarit, ja projekti fitues i Gjirokastrës

$
0
0

gjirokastraMinistrja e Kulturës Mirela Kumbaro nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, njoftonte në gjuhën angleze “And the winner is…”, fituesin e projektit të by-passit që do të kalojë pranë Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Kompania fituese Atelie Albania, përshkruan këto karakteristika të punimit që me sa duket ka marrë përsipër të bëjë në faqen e saj në Fb:

Përparësitë e Bay-Pass-it të ri:

  • Kalon pranë Qafës së Pazarit
  • Është i gjatë (568m)
  • Ai devijon qarkullimin sikurse ishte e nevojshme, nga Qafa e Pazarit në disa metra me në lartësi të Kalasë duke e bërë më të lehtë për pasagjerët që të mbërrijnë në brendësi të Pazarit.
  • Ai nuk e prek shumë jetën e përditshme dhe nuk i ndryshon së tepërmi drejtimet e zakonshme.
  • Ai hap shtigje për të parë një tjetër panoramë të qytetit.

Edhe kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme ka bërë një postim në Tëitter kushtuar Gjirokastrës.

“Gati per me tej per Rilindjen e Gjirokastres:-) Restaurim i plote pazarit dhe ndertim i unazes mbrojtese nga makinat”, – shkruante kreu i qeverisë, i cili shoqëronte me tekstin edhe dy fotografi.

gjiro1 gjiro


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708