Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka publikuar në Fb disa imazhe të tjera nga projekti i kompanisë fituese, e cila është autorizuar të kryejë disa ndërhyrje, në Gjirokastër, pjesa e lashtë e së cilës është një pasuri botërore e UNESCO-ss.
Ministrja i paraqet me ngazëllim fotot dhe, bashkëngjitur me komentin “Kur flasin profesionistet perfiton qyteti dhe kultura…”.
Vetë kompania fituese Atelier Albania, shkruan në këto foto të projektit “Trashëgimia është e ardhmja jo e kaluara!”, një moto e denjë për të justifikuar betonizimin e çdo guri historik që kemi nga e kaluara.
Sipas kësaj kompanie, që ministrja e lavdëron fort “…ndërhyrjet në rrjet propozohen si një qasje e re për të forcuar aksesin dhe bukurinë e Gjirokastrës. Në mënyrë që të minimizohet impakti i trafikut të mjeteve një sistem i ri navigimi do t’i orientojë vizitorët drejt e te vendet e reja të parkimit, ashtu si edhe për te hyrjet e qendrës historike dhe të pazarit të vjetër”.
Fotot e këtij projekti që është bekuar nga Rama dhe Kumbaro nga disa postime të sotme, shfaqin një ndërhyrje plot modernizma në një qytet që është pasuri botërore e UNESCO-s.
Nuk dihet se mbi ç’krirete lejohet një shpërfytyrim i tillë i Gjirokastrës së lashtë.