Dom Gjergj Meta ka reaguar sot në rrjetet sociale, për injorimin që i kanë bërë përfaqësuesit shtetërorë, një ftese të bërë nga komuniteti katolik, për të marrë pjesë në shugurimin e një prifti të ri mirditor.
“Ne Mirdite laiciteti i shtetit eshte aq shume i forte saqe asnje autoritet vendor civil nuk mori pjese ne shugurimin meshtarak te nje djali mirditor ne Katedralen e qytetit te Rreshenit… megjithese ishin te ftuar. Ishte diçka solemne qe i bente nder Mirdites dhe te gjithe atyre qe moren pjese. Urime edhe nje here Agustin….”, – shkruante Gjergj Meta, i cili përcillte edhe fotot e mëposhtme nga ceremonia.