Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Gjurmët” rikthehen pas 30 vitesh, marrin “Çelësin e Tiranës”

$
0
0

GjurmetKryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot në zyrën e tij anëtarët e grupit “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e qytetit”.

Grupi i njohur kosovar ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet mbrëmjen e ditës së nesërme ku do të perfomojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë.

Në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare, kryebashkiaku Veliaj u ka dorëzuar katër anëtarëve të grupit simbolin e “Çelësit të qytetit”.

Grupi nga Prishtina u formua në vitin 1980.

Ai përbëhej nga 5 anëtarë, me vokalist Migjen Kelmendin, të njohur tashmë si gazetar dhe publicist.

Në vitin 1984 regjistruan albumin e tyre, por ai u shty deri në vitin 1985 për shkak se kopertina e albumit kishte kërcimtarë që bënin simbolin e shqiponjës me dy krena.

Në vitin 1986, grupi u shpërbë.

Koncerti në Pallatin e Kongreseve në Tiranë është i pari për grupi pas 30 vitesh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708