Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare regjisori i njohur, Artan Minarolli.
Artan Minarolli më herët ka drejtuar Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.
Minarolli indi më 13 maj 1958.
Ka mbaruar gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë në vitin 1977.
Ka studiuar në Akademinë e Arteve, dega dramë në 1982.
Në vitin 1986 u emërua as/regjisor në Kinostudio.
Në vitin 1993 kreu një specializim për regjisor pranë Shkollës Evropiane të Filmit në Danimarkë.
Filmin e parë e realizoi në vitin 1991, dokumentari “Për një centimetër”, me të cilin fitoi çmimin e parë në Festivalin e Torinos. Filmin i parë artistik vjen në vitin 1994, metrazhi i shkurtër, “Qind për qind”, në bashkëpunim me Petrit Rukën, me të cilin realizoi edhe filmin “Plumbi prej plasteline” në 1996.
Disa nga produksionet e tij
Alive! – Gjallë (2009)
Kronikë provinciale (2009)
Nata pa hënë (2004)
Plumbi prej plasteline (1994)
Qind për qind (1993)
Fjalë pa fund (1986) as.regjisor