Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, dekorohet me dekoratën më të lartë në Francë, “Komandant i Legjionit tw Nderit”.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, bëri publik lajmin përmes një postimi në Twitter, duke e quajtur një lajm fantastik për të nisur vitin.
“2016 nis me lajm fantastik: Kadare u dekorua “Komandant i Legjionit te Nderit”, me e larte e Frances. Nderim i madh per Kadarene&Shqiperine”, shkruan Bushati.
Bëhet fjalë për një tjetër çmim të rëndësishëm për këtë shkrimtar, pas atij të pak viteve më parë në Spanjë, Princi i Asturias.