Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Kryebashkiaku i Londrës: Pushtimi i Spanjës nga muslimanët ndriçoi Europën

$
0
0

borisKryebashkiaku i Londrës Boris Johnson ka shkruar një opinion për të përjavshmen britanike Telegraph, ku ka thënë se “fanatikët antimyslimanë do të duhej të kujtojnë borxhin që i ka Evropa kulturës së Spanjës myslimane.

Kryetari i Londrës tha se gjatë vizitës që bëri në Spanjë, në Granada, ku gjendet e famshmja Alhambra, u mrekullua nga bukuria dhe arritjet e mbretërisë mesjetare.

“Jo, nuk ka asgje për ti shtuar Spanjes mesjetare, asaj nuk i duhet asgjë më shumë urbane apo moderne që të bëhet prototip i pluralizmit dhe tolerancës. Por ajo që askush nuk mund ta mohoje, edhe po të dojë, është ndikimi i myslimanëve që sunduan në këtë epokë. Ka qene pikërisht lulëzimi intelektual i kalifatit të Kordobës ai që ka mbrojtur tekstet e vjetra greke, dhe ka vënë në levizje Rilindjen Europiane. Arkitektura islame e Granadas është thjeshtë mbresëlënëse.”

Dhe duke cituar frikën mbi të ashtuquajturin “ekstremizëm islamik në Europë”, Johnson shkroi: ” Në mes të gjithë kësaj zymtësie dhe frike … vlen të kujtohet dhe permendet një epokë në të cilën një kulturë specifike islame ka dhënë një kontribut të madh dhe të pavdekshëm për qytetërimit evropian. /mesazhi/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708