Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

“Semaforët e Veliajt, ‘kinezëri’ dhe ndotje vizuale”

$
0
0

Disa njerëz i kanë pritur mirë semaforët LED, të vendosur në bulevardin e ri të Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Por arkitekti dhe urbanisti Besnik Aliaj nuk mendon kështu.

“Me thene drejten ky eshte detaj para problemeve qe kemi … Por semaforet e rinj ne bulevard nuk me pelqejne fare! Jane disi turbo (njesoj si cezmat dhe hyrja e kryeministrise), dhe stili e imazhi tyre ska lidhje fare me bulevardin dhe atmosferen racionale te tij. Keto nderhyrje edhe pse te volga nuk duhet te neglizhojne statusin historik te ansamblit urban ne bulevard. Kjo eshte nje lloj “kinezerie” ne mes te nje trashegimie europiane, dhe mbi te gjitha shkakton ndotje vizuale. Edhe ne aspektin e sigurise kjo me shume ofendon inteligjencen e njerezve. Aq me teper qe semaforet e meparshem ishin ok. Me mire te ishin shpenzuar parate per gjera te tjera ku ka nevoje reale. Nuk po flas per shijen e keqe qe edukohet publiku …”, shkruan Aliaj.

Mesazhi i tij është shpërndarë edhe nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, me këtë shënim: “O la la! Ministria e Kultures krejt jashte vendim-marrjes per kryeqytetin, duke lejuar deformimet vizuale te aksit monumental te Tiranes”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708