Napoleon Bonaparti kishte mësuar një gjë mirë nga perandorët romakë, si adhurues i tyre.
Në kohë krizash, kur ushtria e tij nuk përparonte në front, apo kur pësonte disfata ushtarake, ai tentonte ta konsolidonte pushtetin e tij të brendshëm nëpërmjet një shpërqëndrimi popullor përmes artit.
Bukë dhe cirk është aksioma e njohur që i shkon për shtat kësaj qasjeje.
Edhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i qëndron fort larg kësaj prirjeje.
Pasi kaloi një ditë zbavitëse në Majemi, ku soditi një ndeshje bastektbolli teksa Shqipëria gjendej e mbuluar nga uji, kësaj here kreu i qeverisë ka shpalosur një tjetër magji shpërqëndruese nga repertori i tij.
Pa thënë asnjë fjalë për masat që do merren për zonat e përmbuytira në vend dhe kur buxheti i 2016 ka parashikuar një fond më të vogël për emrgjencat, Rama nxjerr lepurin nga kapelja e tij prej magjistari.
“Me virtuozin e Filarmonise se Vienes Shkelzen Dolli. 2.1.’17 koncerti i Vienes ekskluzive europiane ne Tirane:-)”, – na lajmëron jo me pak hare e ngazëllim KM-ja.