Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Video e Drejtorit të Teatrit Çuli: Kam qejf bixhozin alkoolin dhe seksin

$
0
0

culiDrejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli nuk e ka për turp të pranojë veset e tij. Tashmë që duket se ka marrë garanci se nuk do të ndëshkohet për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit të abcnews Eni Shehu flet i qetë për të gjitha veset. Në një intervistë për gazetarin Mustafa Nano, goditjen e gazetarit drejtori i TK tha se ksihte ardhur për shkak të tensionit që kishte pasur 4 muaj për shfaqjen. Nano e ka pyetur edhe për për videon ku ai shihet duke hyrë në një kazino, Çuli tha se sulmi mediatik ndaj këtij vesi, më shumë ka rënduar tek familja e tij, sidomos tek e ëma.

“Po pse nëna juaj nuk e dinte se ju luanit në kazino” – pyet Nano.

“Pa diskutim që nëna ime e ka ditur dhe nuk ka qenë ndonjë polemikë e madhe në familje. E para që nuk është krim. E dyta që është një kënaqësi dhe treta që në kohën time të lirë nuk kam ndërmend të heq dorë sepse është një gjë që më pëlqen shumë. Më pëlqen të riskoj. Më pëlqen të aventuroj. Po kur del në media dhe bëhet një pllakt i madh i një drejtori teatri sikur çfarë ka ndodhur…

Nano: Pse kjo puna e kazinosë ku e ka magjinë?

Çuli: Është libido. Kjo është si seksi. Unë jam njeri që kam vese shumë. Cigaren e kam. Alkool pi shumë. Pas punës me miqësinë me shoqërinë. Jo për të pirë, por pi. E kam qejf edhe alkoolin. Them që kjo është si seksi sepse seksi më pëlqen më tepër.

Më poshtë është video e plotë.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708