Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Sislej Xhafa çon shalqinj dhe asfalt në Poloni

$
0
0

sislej xhafaEkspozita e titulluar “Palëvizshmëria e Mendimit” në Galerinë e Artit Bashkëkohor “BWA Sokol” në Nowy Sącz, është prezantimi i parë individual i veprave të artistit nga Kosova, në Poloni. Kjo ekspozitë ka bërë bashkë veprat e hershme të artistit, duke i plotësuar me një pjesë specifike të re.

Ekspozita e titulluar “Palëvizshmëria e Mendimit” në Galerinë e Artit Bashkëkohor “BWA Sokol” në Nowy Sącz, është prezantimi i parë individual i veprave të artistit nga Kosova, në Poloni.

Kjo ekspozitë ka bërë bashkë veprat e hershme të artistit, duke i plotësuar me një pjesë specifike të re.

Sislej Xhafa kombinon artin me përvojën e hapësirës; si rezultat, energjia e vendndodhjeve specifike aktivizohet në përballje me veprat e tij. Kjo është aq e vërtetë për vendet fizike – jemi në qytetet të vegjël ku personazhet historikë kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në identitetin bashkëkohor të atij vendi –ashtu edhe në hapësirat mendore që mbivendosen me to.

“Identiteti është subjekt i ndryshimit të vazhdueshëm”, është shprehur dikur artisti, duke parë nga lëvizja dhe zhvendosja si instrumente në formësimin e sistemit të vlerave. Hibridja e zbuluar në zakonshmërinë në dukje të pranëvënies së materialeve, kuptimeve dhe formave, të pavarura nga afiniteti i tyre origjinal, qëllimi dhe vendi e koha e krijimit të tyre, është marka e Xhafës dhe rrëfen për pushtetin e veprave të tij. Provokues e njëherësh i përmbajtur në sensacionalizëm, kritik por jo didaktik, pikant e njëherësh i pasur në nuanca – veprat e Xhafës, që zgjatet nga objektiviteti drejt performimit, gjenerojnë lëvizje të pandalshme. Lëvizja është një gjendje tranzicioni, e kuptuar njëheri si fjalëpërfjalshëm si një ndryshim vendndodhjeje, por gjithashtu si një ndryshim në kuptim, emocion dhe mendim. “Dhe ja ku jeni, të hutuar dhe të humbur në prozaizëm të ri, një perspektivë në të cilën afër dhe larg koicidojnë”, kështu ka shkruar artisti revolucionar belg Raoul Vaneigem në “Revolucioni i Jetës së Përditshme. Në shikim të parë, objektet dhe imazhet e shpërndara rastësisht në hapësira duket prekshëm familjar: një fotokopje, një cigare, një copë asfalt. Sidoqoftë, rregullat e angazhimit nuk janë të përkufizuara nga mjedisi i tyre në mondanitet, por në veçimin prej tij. Dhe është pikërisht ky lloj tranzicioni, që dukshëm injoron të gjithë kufizimet dhe zakonet që gjenerojnë një numër të pafundmë të kombinimeve të përvojave të mbivendosura dhe kuptimeve.

Veprat e paraqitura në këtë ekspozitë janë “CarettaCaretta”, e realizuar këtë vit nga artisti me materiale si; rërë, litar, dru dhe pllaka metali me përmasa 250 me 500 centimetra.

“Fshehja e Kristofor Kolombit”, e realizuar më 2003 me materiale plastike dhe akriliku, në pronësi të Koleksionit të Muzeut Maxxi në Romë. “Dera dhe Bjeshkët e Nemuna” është një tjetër vepër e realizuar më 2011-ën, aktualisht pronë e galerisë vjeneze e Christine Kownig. “Arkiva e Meduzës”, një vepër me materiale mikse e realizuar më 2014 –ën, Romeo dhe Zhuljeta, një vepër që daton më 2006-ën ku shfaqet një dritare dhe një cigare.

“Autoportret”, është instalacioni ku shfaqet një shalqi në piedestal, koleksion i Nomas Foundation, Romë. “Kokëqethurit duke notuar” instalacion-video, i realizuar më 2002-shin.

“Boja pëshpëritëse” është vepër e 2009-ës, ku shfaqet një fotokopje dhe myk dylli.

“Qoshja e bardhë” vepër e realizuar me akrilik, çarçaf, letër dhe dru, edhe kjo vepër e koleksionit vjenez Christine Kownig. “Gruaja në Blu” është një tjetër vepër e fundit e artistit, e vitit 2016, realizuar në teknikën vaj në pëlhurë, si edhe “Zemra”, vepër e 2007-ës ku shfaqet një copë asfalt dhe glasa zogjsh.

Artisti i udhëheq veprimet e tij semantike me delikatesë. Ai manovron mes vogëlsirave dhe asaj

çka është shënjuar me patos, mes zyrtares dhe të margjinalizuarës, duke u arratisur etiketimeve të pangatërrueshme dhe kategorive. Dhe megjithëse ai kërkon të shmangë kompromisin, ai lë hapësirë për poetikën, imagjinatën dhe humorin, shkruan kuratorja e kësaj ekspozite, Anna Smolak.

“Palëvizshmëria e Mendimit” është një ekspozitë pa një emërues të përbashkët. Është njëheri rreth zbrazëtisë dhe rreth grumbullimit, rreth përjashtimit dhe rreth pronësimit. Bën fjalë sesi mendimi materializohet në një objekt dhe sesi objekti vetë bëhet kanal për mendimin. Është një ekspozitë që nuk bën asnjë deklaratë politike, e njëherësh është thellësisht politike- e plotësuar siç është nga momenti në të cilin ndodh.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708