Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Videolajm: Duket si parodi komike… dikur ishte refreni i italianëve

$
0
0

141554054“Chi non lavora non fa l’amore” (Kush nuk punon s’bënë dashuri) është titulli i kësaj videoje që duket si një parodi komike italiane e viteve ’70… Por në fakt kjo është një prej këngëve më të famshme të këngëtarit më të madh italian, Adriano Çelentano, me të cilin fitoi festivalin e “Sanremo”-s në vitin 1970 në Itali.

Kënga që sot njihet dhe këndohet nga çdo italian në mbarë botën në vitet ’70 –të u bë refreni i përditshëm i jetës së italianëve, por ajo dëgjohej dhe këndohej edhe në shumë shtete të tjera të botës, përfshi këtu edhe Shqipërinë komuniste.

Me këtë këngë, Çelentano, fitoi jo vetëm një çmim të parë, por famë në gjithë botën dhe simpatinë e miliona italianëve.

Por kjo këngë është edhe mjaftë aktuale edhe sot plot 46 vjet më vonë.

Shikoni videon:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708