Fillimisht ishte thënë se do të akrdohehsin rreth 7,6 milionë lekë të rinj në dispozicion nga buxheti i shtetit për hartimin e projektit të Qendrës së artit “Skena e re”, ku do të strehohet përkohësisht edhe Teatri Kombëtar.
Por tashmë del se për tetarin më të ri qeveria do të shpenzojë plotë 3.2 milionë euro.
Në fakt nga procedurat e tenderit të Ministrisë së Kulturës, del se Objekti i prokurimit: “Rikonstruksion Dhe Ndryshim Destinacioni I Ish Laboratorit Te Hidroteknikes, Ne Qender Arti Skena E Re” Faza II “Punime Ndertimore”, ka një find limit prej: 449 612 937,958 (katërqind e dyzet e nëntë milion e gjashteqind e dymbedhjete mije e nëntëqind e tridhjete e shtate pike nëntëqind e pesëdhjetë e tetë) lekë (pa tvsh).
Mund të jetë gjithçka, por me siguri jo një shpenzim i përshtatshëm për një ekonomi që nuk shkëlqen dhe nuk kuptohet pse shifra është fryrë nga 760 milionë lekë të vjetra në 3.2 milionë euro.