Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Ndahet nga jeta në moshën 74–vjeçare aktori i njohur Elez Kadria

$
0
0

elezKinemaja shqiptare humb një tjetër protagonist të saj. Elez Kadria u largua nga kjo jetë në moshën 74 – vjeçare. Aktor dhe regjisor, ai interpretoi në disa filma artistikë dhe televizivë.

Studimet e larta i kreu në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” dhe nisi rrugën e aktorit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Në moshën 22 – vjeçare Elez Kadrisë do t’i besohej roli i Fatosit, në pelikulën “Detyrë e Posaçme”.

Pas prekjes së parë së sheshxhirimit, aktori shkodran do të vinte te admiruesit e kinemasë nën kostumin e personazheve të spikatur si, Gjon Fusha në filmin “Shokët” Qamil Boronica te “Gracka”, Pjetri te “Besa e kuqe”.

Paralelisht me kinematografinë, ku numëron mbi 10 role, Elez Kadria veshi edhe konstumin e aktorit dhe regjisorit të teatrit. Vepra e tij e fundit regjisoriale është komedia “Milioner pas asnjë kacidhe”, e Dionis Bubanit./Tv Klan


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708