Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Kujtim Çashku: Kineasti shqiptar nderohet me “Honoris Causa” në Nju Jork

$
0
0

Kujtim CashkuMë datë 8 Maj, në Auditoriumin e qytetit të Uticas në Nju Jork, u mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit Utica College. Në këtë ceremoni, kineasti shqiptar, aktivisti i të drejtave të njeriut, rektori dhe themeluesi i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, si dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, Kujtim Çashku u nderua me titullin e lartë të karrierës “Doctor of Letters Honoris Causa”

Se sa i rëndësishëm bëhet angazhimi i individit në një shoqëri të vogël si kjo e jona, mbetet një sfidë e vështirë, sidomos mbi barrierat politike ose kur flitet për një aktivist të të drejtave të njeriut, e kineast të çështjeve të mëdha të politikës në vend. Nismat vetmitare tregojnë në të shumtën, raste heronjsh dhe rrallë ndodh që këto principe të kalojnë kufijtë si njohje e vlerësim apolitik edhe në fushë të edukimit. Ky rast është kineasti shqiptar Kujtim Çashku, i cili është nderuar në fillim të këtij muaji nga Bordi i të Besuarve të Universitetit Utica College, të shtetit të New Yorkut, me dhënien e titullit “Doctor of Letters Honoris Causa”. Vendimi është shpallur nga presidenti i Utica College, Todd Hutton.

Kineastit shqiptar i është bërë një prezantim në këtë ceremonial, lidhur me personalitetin dhe karrierën e tij. Z. Hutton ka vënë në dukje se Çashku është një personalitet i njohur ndërkombëtarisht, si një regjisor filmi dhe aktivist i të drejtave të njeriut, duke konfirmuar se

prej vitit 1992 ka bashkëpunuar ngushtësisht me Çashkun në fushën e të Drejtave të Njeriut, duke vizituar burgjet dhe zonat e internimeve të regjimit komunist. Ndërsa lidhjet e ngushta të tij me Universitetin e Utica College, krijuan në bashkëpunim më 2006, Festivalin e Filmit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

“Z. Çashku ka dëshmuar me aktivizmin dhe karrierën tij gjatë tranzicionit të një vendi totalitarist kurajë dhe devotshmëri për arritjen e standardeve ndërkombëtare që Shqipëria i meriton”. Kryetari i Bordit të të Besueshmëve të Universitetit të Utica College, zoti Mark Pilipezuk, lexoi dedikimin e diplomës, dhe më pas presidenti Hutton i dorëzon z. Çashku titullin “Doctor of Letters Honoris Causa” dhe i vë në qafë shallin simbolik të titullit të merituar.

Kur flasim për të drejtat e njeriut duhet kujtuar se Çashku është angazhuar që në vitin 1990 në një bashkëpunim të ngushtë me Amnesty International lidhur me çështjen e të burgosurve politikë dhe të internuarit në Shqipëri. Çashku kujton në këtë rast se “në atë kohë një pjesë e tyre dergjeshin ende nëpër burgje dhe internime. Të fundit u liruan më Mars Prill 1992”. Ndonëse krijoi menjëherë profilin e njeriut të angazhuar, në dhjetor të 1991 ai tregon se nuk u u bë pjesë e asnjë partie politike, por së bashku me kolegë të tjerë themeluan forumin për të drejtat e njeriut (sot Komiteti Shqiptar i Helsinkit ) ku aderon dhe sot pas 25 vjetësh. Po kështu angazhimi i Çashku ndaj lirisë së shprehjes u lidh edhe me themelimin e gazetës së parë opozitare “Rilindja Demokratike” duke qënë pjesë e Këshillit Botues të kësaj gazete dhe duke kontribuar me një sërë shkrimesh problematike për kohën. Më pas ju përkushtua profesionit si kineast duke mos braktisur të drejtat e njeriut. Filmi “Kolonel Bunker” shpalosi për herë të parë brënda dhe jashtë vendit tablonë tragjike të regjimit totalitar të bunkerëve në Shqipëri si diktatura më unikale në gjithë botën. Më pas u mor me filmin dokumentar “Equinox”, që lidhet me historinë e medias në Shqipëri gjatë dhe pas regjimit totalitar; propagandën, spekulimin dhe abuzimin me lirinë e shprehjes në Shqipëri. Po kështu në 1998 dhe 1999, kineasti kujton angazhimin intensiv për çështjen e Kosovës duke bashkëpunuar ngushtë me këshillin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë dhe me Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit.

Për një kohë të gjatë ka qëndruar në kufi duke realizuar filmat dokumentar “Sytë e Kosovë më 1998 dhe “Lotët e Kosovës” në vitin 1999. Filma dokumentar të cilat shërbejnë dhe sot si një dokumentacion i pasur historik për krimet e kryera nga regjimi kriminal i Millosheviçit.

“Kur flasim për të drejtat e njeriut mendoj se flasim dhe për principe dhe standarte ndërkombëtare e universale të cilat nuk lidhen vetëm me vendin e vogël apo të madh ku ti apo dikush tjetër ndodhet. Sot, që ne, flasim një pjesë gazetarësh dergjen në burgje në Turqi apo regjisor në Iran dhe Ukrahinë. Si pjesë e EFA, ne kemi ngritur zërin në të gjithë forumet ndërkombëtare në mbrojtje të tyre. Ju botuat në media Fatmën e amabasadës Iraniane ndaj personit tim pas shaqjes së filmit “Persepolis”. Në festivalin ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut që bëjmë çdo vit në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, ne zgjedhim filmat të ndaluar e ter çensuruar në pjese të ndryshme të botës, filma që lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, filma që denoncojnë regjime totalitare nga e gjithë bota”, thotë Çashku duke shtuar se angazhimi i tij është politik, por jo si politikë e një apo tjetre partie.

Në principet e këtij kineasti buron edhe angazhimi i tij si qytetar, për çfarë ka menduar se mund të bëjë më mirë për vendin e tij, modeli i kontributit në hapjen e shkollës së parë të filmit në Shqipëri. “Them se më mirë që nuk jam ministër apo deputet jo se kam gjë kundra tyre por mendoj se po të isha i tillë nuk do kisha bëre as filmin Kolonel Bunker as filmat per Kosoven dhe as filmin  “Syri Magjik” që flet për krimet dhe manipulimet e sotme të mediave shperdorimin barbarë të lirisë së fjalës dhe kapjen e shtetit nga struktura mafioze. Po të isha bërë ministër apo deputet mbase do të isha bërë i pasur por nuk do kisha hapur shkollën e parë të Filmit dhe Multimedias Marubi në vendin tim. Nuk kam asnjë keqardhje për vitet që rendin përkundrazi jam i kënaqur për atë që mbetet. Jam pesimist në të mendur dhe optimist në të vepruar”. Me vlerësimin e fundit prej kontinentit tjetër marrëdhënia e kineastit me shoqëritë bëhet një model që vështirë të tejkalohet nga trysnia e mendësisë së sotme, në vendin e tij.

V.Murati

 

Kujtim Çashku: Po isha bërë ministër apo deputet s’do denoncoja krimet dhe manipulimet e medias

“Mendoj se angazhimi im eshtë politik por jo si politike e një apo tjetre partie. I përkas një angazhimi qytetari i cili mendon të bej për vendin e tij atë çka ai mendon se mund ta bej më mirë. Them se më mirë që nuk jam ministër apo deputet jo se kam gjë kundra tyre por mendoj se po të isha i tillë nuk do kisha bëre as filmin Kolonel Bunker as filmat per Kosoven dhe as filmin  “Syri Magjik” që flet për krimet dhe manipulimet e sotme të mediave shperdorimin barbarë të lirisë së fjalës dhe kapjen e shtetit nga struktura mafioze. Po të isha bërë ministër apo deputet mbase do të isha bërë i pasur por nuk do kisha hapur shkollën e parë të Filmit dhe Multimedias Marubi në vendin tim. Nuk kam asnjë keqardhje për vitet që rendin përkundrazi jam i kënaqur për atë që mbetet. Jam pesimist në të mendur dhe optimist në të vepruar”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708