Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Video: Jamala dhe Eneda, përballja e teksteve

$
0
0

eneidaNga Anxhela Ferra

Jemi mësuar që kur humbasim në kompeticione, të themi që kishte hile, veçanërisht në Eurovizion. Ky i fundit shpesh është cilësuar si një festival ku vlerësohen marrëdhëniet e shteteve dhe jo muzika e vërtetë.

Shumë herë e kemi prekur finale, por këtë vit arritëm deri në gjysmëfinale, duke lënë në Stockholm si kujtim, vetëm zërin e bukur të Enedës. Por a mund të themi të njëjtën gjë për këngën?

Dritare.net ka vënë përballë tekstin e këngëtares Eneda Tarifa, përfaqësues sonë, me atë të Jamalës, fitueses nga Ukraina.

Diferenca është e madhe dhe ju mund ta kuptoni vetë, ndërsa lexoni tekstin, por ne të dritare.net, po ju shpjegojmë vetëm kontekstin; Kënga fituese “1944” i është dedikuar deportimit me dhunë të popullit tatar të Krimeas në vitet ’40 nga Stalini. Për krijimin e kësaj kënge Jamala u frymëzua nga historia e stërgjyshes së saj që në moshën 25 vjeçare, u shpërngul në stepat e Azisë Qendrore së bashku me 4 fëmijët e saj, në një tren me vagona pa dritare. Aty i vdiq një nga fëmijët dhe nuk mundi ta varrosë. Këtë histori, 72 vjet më pas, stërmbesa e bën këngë, e sjell në Eurovizion dhe fiton, edhe në emër të saj, të gruas tatare që e shpërngulën me dhunë, nga toka, nga atdheu.

Ndërsa  “Përrallë” flet për dashurinë e dikujt, për dikë, një tekst pa histori, pa ngjyrë, pa identitet, pa asgjë shqiptare. Që nuk është kënga më e keqe që ne kemi prodhuar, është thjesht një nga këngët tona të këqija që prej kohësh nuk thonë asgjë./dritare.net

Jamala-1944

Kur të huajt vijnë

Ata hyjnë në shtëpitë tona,

Na vrasin të gjithëve

dhe thonë,

Ne nuk jemi fajtorë

Nuk jemi fajtorë.

Ku është mendja juaj?

Njerëzimi qan e vuan.

Ju mendoni se jeni Zot.

Por të gjithë vdesim.

Mos ma merrni shpirtin.

Shpirtin tim.

Unë nuk e kalova rininë time atje,

Sepse ju ma morët vendin tim.

Unë nuk e kalova rininë time atje,

Sepse ju ma morët tokën time.

Ne mund të ndërtonim një të ardhme,

Ku njerëzit janë të lirë,

Të jetojnë dhe dashurojnë.

Ku është zemra juaj?

Njerëzimi ngrihet,

Ju mendoni se jeni Zot.

Por të gjithë vdesim.

Mos ma merrni shpirtin,

Shpirtin tonë.

—-

Unë nuk e kalova rininë time atje,

Sepse ju ma morët vendin tim.

Unë nuk e kalova rininë time atje,

Sepse ju ma morët tokën time.

 

Eneda Tarifa – Përrallë

Kjo përrallë e do
Një shpërblim
Një fund nga ato
Siç vetëm unë e ti dimë
Me shumë lot
Se akoma ka shumë çmenduri
Me shpirt dhe vetëm, vetëm dashuri

—-

Oh ti, je ajo ndjenjë
Që unë kam besim
Edhe frikën jo, se ndjej

Unë ndaj, të dua
Unë të dua…
Edhe vdes për ty

E harroj për ty

S’ka natë

—-
Ndaj të dua
Unë të dua

Edhe vdes për ty
E harroj për ty
S’ka natë

—–

Vjen një kohë kur s’të mjafton
Ajo që ke dhe përfundon
Veten bosh ti e gjen
Dhe aty, unë vij tek ty
Është vendi ku shpirti im gjendet

Ndaj të dua
Unë të dua

Edhe vdes për ty
E harroj për ty
S’ka natë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708