Quantcast
Channel: Kultura – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708

Një Dom i largët në ekran

$
0
0

dokuemntari DomNjë personazh pothuaj i panjohur në Shqipëri, dhe aq më pak të pretendosh për artistët këtu. Mbi këtë figurë Alimani vendos skriptin e Dritan Haxhias për të rrëfyer individin, një figurë e rëndësishme klerike. Alimani e ka “mbjellë” këtë ide nga shpërngulja e tij në Amerikë pak vite më parë, duke iu afruar komunitetit shqiptar atje. Dhe “Dom” e tij do ta shihte dhe njihte atje, në një festë shqiptarësh në Nju Jork

E ka quajtur thjesht “Dom”. Si një gjuhë kodi që në jo pak raste zgjedh për ta përdorur në emërtimin e filmave të tij, regjisori Bujar Alimani, por këtë herë në një dokumentar.

Ky rast bën fjalë për një nga profilet më të njohur të botës së klerit shqiptar, Dom Pjetër Popaj. Një personazh pothuaj i panjohur në Shqipëri, dhe aq më pak të pretendosh për artistët këtu. Mbi këtë figurë Alimani vendos skriptin e Dritan Haxhias për të rrëfyer individin, një figurë e rëndësishme klerike. Alimani e ka “mbjellë” këtë ide nga shpërngulja e tij në Amerikë pak vite më parë, duke iu afruar komunitetit shqiptar atje. Dhe “Dom” e tij do ta shihte dhe njihte atje, në një festë shqiptarësh në Nju Jork. Kleriku Dom Pjetër Popaj do zbulohej gradualisht prej regjisorit, si një njeri erudit, që njihte shumë gjuhë, bartës i mjaft diplomave, emigruar nga Ulqini në vitin 1974,

Si vëzhgues, e impresionues i karaktereve njerëzore Alimani është mjaftuar me disa refleksione mbi Dom Pjetrin, që e çuan të mendonte mbi të, e të krijonte në plotësi jetën e një prifti në dokumentar. Jetë që ndjek gjurmë humane, por njëkohësisht duke kërkuar gjurmë të klerit katolik shqiptar në këtë Dom të largët. Regjisori ka treguar për mediat se ka parë kishën “Zoja e Shkodrës” në Harstdale, ku është impresionuar nga biblioteka e Dom Pjetrit…një tjetër histori shqiptare përmes librit, ku ka dalluar Martin Camajn, Kadarenë, Agollin etj bashkë me autorë të huaj.

Xhirimet janë bërë vitin e shkuar. Duke kaluar në një përvojë jashtë “artistike” si ky dokumentar, regjisori ka treguar se ky dokumentar vjen si një udhëtim për besimin, durimin, paqen dhe humanizmin, për fenë komb dhe kombin fe, për dilemat, dhe shqetësimet e tragjedive tona personale …Dom Pjetër Ndoc Popaj, lindi në Shën Gjergj, më 10 qershor 1958, në një nga qendrat e hershme të krishtërimit ndër shqiptarë. Kisha katolike në vendlindjen e tij daton në shek. XIV. Ajo i është përkushtuar Shën Gjergjit dhe bën pjesë në Arqipeshkvinë Metropolitane të Tivarit, ku, i pari i saj ishte Primat i Serbisë. Në vendlindje Pjetri i vogël mori mësimet fillestare, kurse vitet e fundit të shkollës fillore i përfundoi në Ulqin. Më 1972, si shumë shqiptarë të tjerë, edhe familja e tij, nëna Lina e babai Ndoc, mori udhën e mërgimit për në SHBA. Për 12 muaj ata qëndruan në Itali, për përgatitjen e dokumenteve dhe në nëntor të vitit 1973, arritën në aeroportin J.F.K.

Prindërit e regjistruan Pjetrin në “Joan of Ark” High School, në Manhattan e më pas në “Evander Childs” High School, në Bronx, New York. Tek i riu, zgjohet në brendësi të shpirtit thirrja e parë për t’iu përkushtuar Hyjit. Vitet kaluan e ai përfundoi studimet e larta në “Cathedral Preparatory Seminar”, në Manhattan.

Por etja për dije filozofike do të bënte që ai të regjistrohej në “Cathedral College of the Immaculate Conception” në Douglastoën, Yonkers, NY, ndërsa studimet teologjike t’i përfundonte me sukses “St Joseph’s Seminary”, në Dunwoodie, New York, në vitin 1985. Më 1 qershor 1989, prifti i ri celebroi meshën e parë si ndihmës famullitar në Kishën Shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”.

Dom Pjetër Popaj, ka organizuar mjaft takime shkencore e kulturore në nderim të klerikëve katolikë dhe personaliteteve të ndryshme të kulturës shqiptare. I tillë ishte seminari shkencor, mbajtur më 7 tetor të vitit 1989, në përkujtim të 300-vjetorit të vdekjes së Imzot Pjetër Bogdanit (1625-1689) dhe rëndësisë së veprës së tij “Çeta e Profetënve”.

Dom Pjetri është organizatori i përvitshëm i darkës madhështore të Kishës “Zoja e Shkodrës”, për të përkujtuar Zojën e Shkodrës si pajtore, një nënë mbrojtëse e kujdesshme për bijtë e vet arbërorë, të famullisë në Hartsdale, New York.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1708